• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, September 17, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Bota

Në SHBA 79 % e qytetarëve besojnë se Biden është fitues i zgjedhjeve presidenciale. Trump…

by Java News
11/11/2020 07:45
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Pothuajse 80 përqind e amerikanëve, përfshirë më shumë se gjysmën e republikanëve, njohin presidentin e zgjedhur Joe Biden si fitues të zgjedhjeve të 3 nëntorit pasi shumica e agjencive të lajmeve e shpallën atë fitues të garës bazuar në epërsinë e tij në shtetet fushëbetejë, sipas një sondazhi të agjencisë së lajmeve Reuters dhe kompanisë Ipsos.

Ndërsa gara me presidentin e tanishëm republikan Donald Trump ende mbeti e papërcaktuar në tre shtete deri të martën vonë pasdite, Biden, të cilit i duheshin 270 vota të Kolegjit Zgjedhor për të fituar, kishte 279 kundrejt 214 votave elektorale të Presidentit Trump, sipas organizatës kërkimore “Edison Research”.

Biden mori 76.3 milionë vota, ose 50.7 përqind të të gjitha votave të numëruara deri të martën, ndërsa Presidenti Trump mori 71.6 milionë, ose 47.6 përqind të totalit të votave.

Anketa kombëtare Reuters/Ipsos, e cila u bë mes të shtunës dhe pasditës së të martës, zbuloi se 79 përqind e të rriturve në Shtetet e Bashkuara besojnë se Biden fitoi zgjedhjet presidenciale. 13 përqind e pjesëmarrësve në anketë thanë se zgjedhjet nuk janë vendosur ende, 3 përqind thanë se Trump fitoi dhe 5 përqind thanë se nuk e dinin rezultatin.

Rezultatet u ndanë disi përgjatë vijave partiake: rreth gjashtë në 10 republikanë dhe pothuajse çdo demokrat thanë se Biden i fitoi zgjedhjet.

“Edison Research”, organizata e cila bëri exit-pollet për agjencinë e lajmeve Reuters dhe mediat kryesore, të shtunën e shpallën zotin Biden fitues të zgjedhjeve pasi ai e zgjeroi epërsinë ndaj Presidentit Trump në Pensilvani.

Presidenti Trump ende nuk e ka njohur rezultatin e zgjedhjeve. Ai shpalli fitoren para kohe, shumë kohë para përfundimit të numërimit të votave dhe është ankuar pa dhënë prova se ai është viktimë e manipulimit të gjerë të votave.

Pretendimet e tij janë përsëritur nga anëtarë të kabinetit të tij.

Prokurori i Përgjithshëm amerikan, William Barr ka autorizuar nisjen e hetimeve federale mbi pretendime “substanciale” për parregullsi në votime dhe sekretari i shtetit Mike Pompeo të martën tha se ai parashikon “një tranzicion të qetë në një administratë të dytë të Presidentit Trump”.

Sondazhi i Reuters/Ipsos ishte pjesë e një sondazhi më të gjerë të zhvilluar mes ditës së premte dhe të martës, dhe përfshinte përgjigje të marra para shpalljes së fituesit të garës presidenciale nga mediat.

Sondazhi tregoi se 70 përqind e amerikanëve, përfshirë 83 përqind të demokratëve dhe 59 përqind e republikanëve besojnë se zyrtarët e tyre lokalë të zgjedhjeve e “bënë punën me sinqeritet”.

Sondazhi zbuloi gjithashtu se 72 përqind e pjesëmarrësve mendojnë se kandidati që ka marrë më pak vota elektorale duhet të pranojë humbjen, dhe 60 përqind e tyre mendojnë se do të ketë një transferim paqësor të pushtetit kur mandati i Presidentit Trump të përfundojë në janar./VOA

g.kosovari

Next Post
Nuk bie vrulli/ SHBA shënon 1.754 viktima nga koronavirusi në 24 orët e fundit, mbi 1.4 mln të infektuar

Rekord rastesh të reja në SHBA/ 200 mijë të infektuar me COVID në 24 orë, më e larta që prej nisjes së pandemisë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Jemi një komb që i ka dhënë historisë botërore”, deputeti i PS: Nuk dimë të vlerësojmë gjërat tona

“Vuçiç është shumë i kënaqur”, Bido për dënimet e Speciales: Vendim absurd, ka pasoja politike për Kosovën!

September 16, 2026
Arrestohen ish-kreu i Kadastrës Fier dhe biznesmeni, dyshohen për falsifikim pronash në Seman

Arrestohen ish-kreu i Kadastrës Fier dhe biznesmeni, dyshohen për falsifikim pronash në Seman

September 16, 2026
Ish-ambasadori për dënimet në Hagë: Vendim me ngarkesa politike, nuk u morën parasysh dëshmitë e 4 amerikanëve

Ish-ambasadori për dënimet në Hagë: Vendim me ngarkesa politike, nuk u morën parasysh dëshmitë e 4 amerikanëve

September 16, 2026
Elezi pas vendimit të Hagës: Gjykata duhet të zhbëhet, u bazua në dosjet e inteligjencës serbe

Elezi pas vendimit të Hagës: Gjykata duhet të zhbëhet, u bazua në dosjet e inteligjencës serbe

September 16, 2026
“Haga mori prova false nga Serbia”, Shala: Vendim absurd, duhet përgatitje serioze për Apelin!

“Haga mori prova false nga Serbia”, Shala: Vendim absurd, duhet përgatitje serioze për Apelin!

September 16, 2026
Braçe publikon pamje nga lufta në Kosovë: Vendim i turpshëm, historinë e UÇK-së nuk e ndryshon dot asnjë gjykatë!

Braçe publikon pamje nga lufta në Kosovë: Vendim i turpshëm, historinë e UÇK-së nuk e ndryshon dot asnjë gjykatë!

September 16, 2026
“Beteja nuk ka mbaruar”! Djali i Hashim Thaçit reagon pas dënimit: Historinë tonë nuk e ndryshon asnjë vendim

“Beteja nuk ka mbaruar”! Djali i Hashim Thaçit reagon pas dënimit: Historinë tonë nuk e ndryshon asnjë vendim

September 16, 2026
Hajdari për vendimin e Speciales: Qesharak, provat janë servirur nga Prokuroria dhe agjencitë speciale të Serbisë

Hajdari për vendimin e Speciales: Qesharak, provat janë servirur nga Prokuroria dhe agjencitë speciale të Serbisë

September 16, 2026
FOTO/ Dënimi i Hagës për ish-krerët e UÇK-së, reagojnë Dua Lipa dhe Rita Ora

FOTO/ Dënimi i Hagës për ish-krerët e UÇK-së, reagojnë Dua Lipa dhe Rita Ora

September 16, 2026
Vuçiç sulmon liderët shqiptarë për qëndrimet e tyre pas vendimit të Hagës dhe ngre pretendimin për “standarde të dyfishta” ndaj Serbisë

Vuçiç sulmon liderët shqiptarë për qëndrimet e tyre pas vendimit të Hagës dhe ngre pretendimin për “standarde të dyfishta” ndaj Serbisë

September 16, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com