Ambasadorja e SHBA-së në Tiranë, Yuri Kim, përmes një reagimi në Twitter i ka bërë thirrje KED që të vlerësojë me shpejtësi kandidaturat për Gjykatën Kushtetuese.
Ajo shprehet se vendi duhet ta ketë këtë gjykatë në fund të vitit. Ambasadorja përshëndet punën e Presidencës dhe Parlamentit për publikimin e listave të tyre me kandidatë.
“Presidenca dhe Parlamenti kanë publikuar tashmë listat e tyre respektive për kandidatët për Gjykatën Kushtetuese. Ne i duartrokasim ata që iu përgjigjën thirrjes për të shërbyer. Inkurajojmë KED që të veprojë me shpejtësi për të vlerësuar kandidaturat. Shqipëria duhet të ketë gjykatën Kushtetuese në fund të vitit”, shkruan Kim.
/a.r