• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, November 8, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Basha-Ramës: Vëri gishtin kokës, je përgjegjës për naftëtarët

by A R
19/10/2020 13:48
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Gjatë bashkëbisedimit me gazetarët këtë të hënë, kryedemokrati Lulzim Basha është shprehur se kryeministri Edi Rama ua ka premtuar vetë naftëtarëve të Ballshit rrogat e prapambetura, por edhe ky është premtim i pambajtur sipas tij.

Duke komentuar deklaratën e Ramës për naftëtarët, Basha tha se nuk negociohet me terroristët, por jo me naftëtarët të cilëve iu ka premtuar vetë.

“Kjo e naftëtarëve është me të vërtetë diçka e tmerrshme, të mos pranosh negociatat me njerëz të cilëve iu ke premtuar dhe je shkaktar që nuk ke mbajtur premtimet prej vitit 2016 për rrogat e prapambetura nuk di çfarë emri ti vësh. Nuk negociohet me terroristët, por mos të negociosh me naftëtart të cilëve vetë iu ke premtuar dhe e ke shkelur premtimin. 16 rroga i detyrohet Edi Rama. Ka dhënë premtimin, e ka bërë komunikim me Skype para 2 vitesh. Gënjeshtra, pallavra, premtime të pambajtura dhe tani thotë nuk negocioj. Me kë? Me njerëz që iu ke vënë lakun në fyt. Të gjithë e dimë se si ka ecur ajo aferë. T’i verë gishtin kokës se për çdo jetë përgjegjësi është vetëm një, kryeministri”, tha Rama.

Kryedemokrati u pyet nga gazetarët në lidhje me ish-anëtarë të PD-së që sot po e bëjnë luftën jashtë selisë blu, duke ndërtuar parti ose lëvizje të reja. Basha tha se kushdo që kërkon ndryshimin tek PD-ja gjen një aleat të besueshëm, ndërsa ata që mendojnë ndryshe janë patericë e qeverisë.

“Të gjithë ata që ndajnë bashkë me ne dëshirën dhe vullnetin për ndryshimin që kërkon Shqipëria janë pjesë e një përpjekjeje. Ata që kanë vendosur që të bëhen patericë e një kryeministri të dështuar, që ka shkelur çdo premtim ata mendoj se e kanë të lidhur fatin me të. Kushdo që do ndryshimin e ka të hapur rrugën e opozitarizmit. Është e pandalshme energjia jonë, pozitiviteti jonë. Përgjigjet që kemi ndaj krizës janë vetëm një pjesë e vogël e lëvizjes madhore për ndryshim. Ndryshimi është i pandalshëm. Kushdo që ka dëshirën që ka vullnetin e sinqertë dhe do ndryshim ka te PD një aleat të besueshëm”, tha Basha.

/a.r

Next Post

Meta, kundër gjobave për maskat: Qeveria të reflektojë! Rama do që shqiptarët të harrojnë problemet reale

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

FOTO/ Policia identifikon 17-vjeçarin që dyshohet se hodhi gurë drejt Kryeministrisë

FOTO/ Policia identifikon 17-vjeçarin që dyshohet se hodhi gurë drejt Kryeministrisë

November 8, 2026
Skënderbeu mposht Dinamon 2-0 në Korçë

Skënderbeu mposht Dinamon 2-0 në Korçë

November 8, 2026
Aksident dramatik dhe i i shumëfishtë pranë nyjes lidhëse të autostradës Durrës-Tiranë, makina përmbyset pas përplasjes së tri mjeteve

Aksident tragjik në Durrës, 26-vjeçarja përplas për vdekje këmbësorin

November 8, 2026
“E di se akuzat i ka shumë të rënda”, Minxhozi: Meta po përpiqet ta bëjë historinë e tij sa më të vështirë

Dy protesta që i morën frymën njëra-tjetrës

November 8, 2026
9 elektricistë humbën jetën në punë gjatë vitit 2026, alarm për sigurinë e punonjësve të energjisë

9 elektricistë humbën jetën në punë gjatë vitit 2026, alarm për sigurinë e punonjësve të energjisë

November 8, 2026
Hapja e listave/ “Të gjithë të barabartë”, Kume: Vendimi i Kushtetueses, shuplakë që iu jepet ligjvënësve!

Kume: Të bëhet reformë zgjedhore konkrete, jo të bëjnë sikur punojnë!

November 8, 2026
Rezistenca ndaj antibiotikëve alarmon ekspertët, 35 mijë viktima çdo vit në BE, rrezikohen 39 milionë jetë deri në 2050

Rezistenca ndaj antibiotikëve alarmon ekspertët, 35 mijë viktima çdo vit në BE, rrezikohen 39 milionë jetë deri në 2050

November 8, 2026
Irani i dërgon mesazh SHBA-së: Zgjidhni fundin e luftës ose përballjen ushtarake!

Irani i dërgon mesazh SHBA-së: Zgjidhni fundin e luftës ose përballjen ushtarake!

November 8, 2026
Pr.buxheti 2027/ PBB-ja kalon 30 mld €, ekonomia rritet me 3.9%, të ardhurat për frymë arrijnë në 12,886 € në vit

Pr.buxheti 2027/ PBB-ja kalon 30 mld €, ekonomia rritet me 3.9%, të ardhurat për frymë arrijnë në 12,886 € në vit

November 8, 2026
Të gjithë shpresat tek Erioni

Përse po protestohet anë e kënd Europës?

November 8, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In