Ish deputeti i PD-së Oerd Bylykbashi ka komentuar pamjet e përmbytjes së rrugëve në Durrës pas shiut të mëngjesit.
Përmes një postimi në rrjetet sociale, Bylykbashi shkruan se durrsakët duhet t’i kthejnë kusurin Ramës duke mos e votuar në zgjedhjet e 25 prillit.
“Sot me 15 minuta shi, të gjithë morën sërish provën e babëzisë së kësaj qeverisje grabitqare. Sa herë do të ishin bërë kanalizimet, do ishin hequr plehrat që digjen, apo do të ishin bërë parqe e punë publike që jeta e durrsakeve të ishte më e mirë, nëse 20 buxhetet vjetore do ishin për durrsakët e jo për Dakot e Ramës“, shkruan Byllykbashi.
Sipas ish deputetit, Durrësi është kthyer në një masakër urbane.
“Durrsaket kane shansin qe me 25 prill 2021, t’i kthejne kusurin Edi Rames dhe bandes te tij per ate ku PS e katandisi qytetin ne 20 vite qeverisje. Nje masaker urbane! E grabiten pushtetin me vota te manipuluara me 1 tetor 2000 dhe vazhdojne ta vjedhin pa u ndalur ne grykesine e tyre. Dhe ne 15 vitet e fundit Rama eshte ai qe ka caktuar me doren e vet Dakon dhe banden rreth tij qe masakruan Durresin.
Durresi i duhet hequr nga dhembet ketyre hienave dhe i duhet kthyer sa me pare banoreve te tij. Sot me 15 minuta shi, te gjithe moren serish proven e babezise se kesaj qeverisje grabitqare. Sa here do te ishin bere kanalizimet, do ishin hequr plehrat qe digjen, apo do te ishin bere parqe e pune publike qe jeta e durrsakeve te ishte me e mire, nese 20 buxhetet vjetore do ishin per durrsaket e jo per Dakot e Rames?
Me 25 prill, kusuri i llogarise se qeverisjes socialiste eshte vota si shpulle mbrapsh per te gjithe ate qe keni hequr dhe vazhdoni te hiqni nga banda e Rames qe qeveris Durresin ne keto 20 vjet. Kaq kujtoni dhe e keni te qarte“, shkruan Bylykbashi.
/e.rr
moderatir eshte e sigurte qe je militant i PD .Nuk e di kush eshte botuesi i javes ,po ti nuk meriton te jesh 1 minut aty