Mëngjesin e sotëm ka nisur viti i ri shkollor 2020-2021 në të gjitha shkollat e vendit. Ky vit shkollor është shumë ndryshe nga vitet e tjera dhe shkak për këtë është bërë pandemia e COVID-19 që na izoloi për muaj me rradhë dhe na bëri të jemi më të kujdesshëm për shëndetin tonë.
Nxënësit që nisën ditën e sotme shkollën kanë pasur të detyrueshme maskën. Që në hyrje të shkollës nxënësve iu matet temperatura, më pas duhet të ruajnë distancën të paktën 1.5 metra nga njëri-tjetri ashtu si dhe në banka, siç shihet në fotot e mëposhtme.
g.kosovari