Njëri nga pilotët e avionit rus që u rrëzua nga autoritetet turke këtë të martë, raportohet të ketë vdekur. Ushtria Ruse ka konfirmuar vdekjen e njërit prej pilotëve që pas shpërthimit të avionit u parashutua, e më pas me mbërritjen e tij në tokë është vrarë me armë zjarri.
Duke folur në Televizionin shtetëror rus, Liutenant Gjenerali Sergei Rudskoy shtoi gjithashtu se avionët turq kanë shkelur hapësirën ajrore Siriane kur kanë qëlluar avionin e tyre rus.
“Çdo shënjestër që do përbën rrezik do shkatërrohet. Në deklaratën e tij, gjenerali Rudskoy shtoi se pas ngjarjeve të së martës, Rusia do të marrë masat për përforcuar mbrojtjen e saj ajrore si dhe se “ cdo shënjestër që do të përbëjë rrezik potencial për ne, do të shkatërrohet”, tha Rudskoy.
Më parë u raportua se një helikopter rus, që kishte shkuar për të kërkuar pilotët e avionit të rrëzuar, gjithashtu u qëllua nga një grup rebelësh sirianë, duke lënë të vdekur njërin prej pilotëve.
Më parë, pas disa orësh nga rrëzimi i avionit rus, në një video të postuar nga ISIS, duket trupi i një aviatori me uniformë ruse, i cili gjendet i shtrirë në tokë. Më poshtë video.