Tre lojtarë të ekipit të Atalantës në Seria A kanë rezultuar me COVID-19.
Klubi nga Bergamo sapo është grumbulluar, për të bërë gati sezonin e ri, por duket se e ka nisur ‘keq’ me COVID-19.
Ndërkohë një prej futbollistëve të tyre, Iliçiç nuk është rikthyer ende në Itali teksa nuk dihet ende për fatin e Gjimshitit.
27- vjeçari është grumbulluar nga Reja për dy ndeshjet e Shqipërisë në ”Ligën e Kombeve”, por Atalanta s’ka bërë ende publikë emrat e lojtarëve me COVID-19.
/e.rr