• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, September 12, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Zëri i Amerikës për zgjedhjet në Malin e Zi: E paqartë cila parti mund ta formojë qeverinë

by Ardit Rada
31/08/2020 18:54
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Në Mal të Zi rezultatet paraprake të KQZ-së tregojnë për një rezultat të ngushtë mes dy forcave politike që zhvilluan një fushatë të ashpër zgjedhore në vend.

Partia Demokratike Socialiste e Presidentit Mili Gjukanoviq ka fituar 35.05 për qind të votave ose 30 mandate, ndërsa koalicioni proserb ka marrë 32.55 për qind të votave ose 27 mandate, por asnjëra nuk ka fituar shumicën e nevojshme për të formuar e vetme qeverinë. Parlamenti i Malit të Zi ka 81 vende.

Pas zgjedhjeve të dyja palët shpallen fitoren. Por sipas njoftimeve gjasat janë që aleanca proserbe “Për të ardhmen e Malit të Zi” të ketë mbështetjen e koalicionit promalazez “Paqja është kombi ynë” dhe koalicionit “ E Zeza në të bardhë”.

Katër mandatet e koalicionit “E zeza në të bardhë” udhëhequr nga politikani shqiptar i Malit të Zi Dritan Abazoviqi, mendohet se do të jenë përcaktuese për formimin e qeverisë.

Partia Demokratike Socialiste e Presidentit Milo Gjukanoviq për herë të parë në këto 30 vite qeverisjeje nuk mundi të sigurojë shumicën me partitë aleate.

Listat shqiptare pritet të përfaqësohen me dy deputetë në parlament, nga një që kishin mandatin e kaluar.

Udhëheqësit e opozitës dhe vëzhguesit e të drejtave dhe lirive të njeriut kanë akuzuar në vazhdimësi partinë në pushtet për korrupsion dhe për lidhje me krimin e organizuar.

Një çështje madhore gjatë gjithë fushatës zgjedhore ka qenë ligji i miratuar në fund të vitit të kaluar për lirinë fetare që sanksionoi pasurinë e Kishës Ortodokse Serbe në Mal të Zi.

Në një konferencë për gazetarët, misioni vëzhgues i zyrës së OSBE-së për Institucionet Demokratike dhe të Drejtat e Njeriut (ODIHR) dhe Asamblesë Parlamentare (AP) të OSBE-së, vuri në dukje se ndërsa zgjedhjet ishin konkurruese, partia në pushtet përfitoi padrejtësisht përmes formave të ndryshme të keqpërdorimit të detyrës dhe burimeve shtetërore.

“Kjo ishte një fushatë e ashpër, por partia në pushtet përfitoi nga një fushë e pabarabartë loje. Ndikimi i COVID në fushatën dhe në ditën e zgjedhjeve ishte i pamohueshëm, por edhe kjo ishte në rend të dytë në debatet kryesore në lidhje me kishën dhe identitetin kombëtar”, tha zëvendës Presidentja e AP-së së OSBE Margareta Cederfelt, e cila është koordinatore dhe udhëheqëse speciale të vëzhguesve të OSBE-së.

Nga ana tjetër Tamás Meszerics, kreu i misionit të vëzhgueseve të ODIHR tha se “është për të ardhur keq që boshllëqet në legjislacion dhe mungesa e vëzhgimit të pavarur të medias bëjnë të mundur keqpërdorimin e burimeve shtetërore”.

Në vlerësimin e misionit vëzhgues të zyrës së OSBE-së thuhej se “nevojitet një vullnet i fortë politik në të gjithë spektrin politik për të përmirësuar ligjin dhe praktikën e zgjedhjeve përmes një procesi gjithëpërfshirës të reformave”.

Vëzhguesit vlerësuan se fushata ishte paqësore, përkundër toneve konfrontuese dhe përballë kufizimeve shëndetësore kandidatët ishin ende në gjendje t’u drejtoheshin votuesve dhe të përçonin mesazhet e tyre përmes medias sociale. /VOA

Next Post
Aksident i rëndë në Bogë të Malësisë së Madhe/ Furgoni del nga rruga, plagosen 7 persona

Aksident i rëndë në Bogë të Malësisë së Madhe/ Furgoni del nga rruga, plagosen 7 persona

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Përparim i frikshëm i Huthëve në Jemen, marrin 130 km bregdet pranë Detit të Kuq

Përparim i frikshëm i Huthëve në Jemen, marrin 130 km bregdet pranë Detit të Kuq

September 11, 2026
Pagat për magjistratët, Rama: Secili institucion në vendin e vet! Fondin e propozon Qeveria dhe e miraton Kuvendi

Rama për Ergys Agasin: Në emrin tim nuk flet askush, unë jam tërësisht i çliruar

September 11, 2026
Kërcënimi i Kremlinit: Nëse Lituania strehon armë bërthamore, do ta vëmë në shënjestër

Kërcënimi i Kremlinit: Nëse Lituania strehon armë bërthamore, do ta vëmë në shënjestër

September 11, 2026
Tërmet te Kosova! Amir Rrahmani largohet nga Kombëtarja dhe shpërthen ndaj FFK-së: Sulme të koordinuara prej 2 vitesh

Tërmet te Kosova! Amir Rrahmani largohet nga Kombëtarja dhe shpërthen ndaj FFK-së: Sulme të koordinuara prej 2 vitesh

September 11, 2026
SONDAZHI / Veliaj fiton në Tiranë bindshëm, PS mbetet forcë e parë, Meta-Berisha të dytët

“Të mbash kryetarin e kryeqytetit në qeli është absurd”, Rama: Tirana po vuan mungesën e drejtimit

September 11, 2026
Braçe sulmon gjyqtarët pas kallëzimit të Malajt në SPAK: Vetëgjyqësi, po kalojnë në harbim

Braçe sulmon gjyqtarët pas kallëzimit të Malajt në SPAK: Vetëgjyqësi, po kalojnë në harbim

September 11, 2026
Bilanci i zjarreve në vend: 21 vatra në 24 orë, 5 ende aktive

Bilanci i zjarreve në vend: 21 vatra në 24 orë, 5 ende aktive

September 11, 2026
Meta: Koha do tregojë kush ka llogari për të larë! Rama ka qenë qengj i urtë, derisa korruptoi Bashën dhe…

Rama për Ilir Metën: Ndiej keqardhje, ishte një talent që nuk e mbajti dot peshën e pushtetit

September 11, 2026
Haga, midis maktheve dhe paranojave

Haga, midis maktheve dhe paranojave

September 11, 2026
Akuzat e Ahmetajt, Braçe: S’dëgjoj përralla! Nëse është i përndjekur politik, Rama është Taylor Swift e unë Leo Messi

Rama për Ahmetajn: Kisha investuar në një maskë karnavalesh, jo në një aset publik

September 11, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com