Biblioteka e Durrësit, ka mbyllur dyert pasi katër punonjës kanë rezultuar të infektuar me Covid-19. Mësohet se punonjësit kanë marrë sot rezultatin e tamponit, dhe se për këtë arsye Biblioteka në Durrës ka ndërprerë shërbimet.
Aktualisht i gjithë stafi prej dhjetë punonjësish janë futur në karantinë. Ambientet e bibliotekës frekuentoheshin çdo ditë nga dhjetëra të moshuar, të cilët lexonin gazetat dhe për këtë arsye ka nisur hetimi epidemiologjik.
Gjithashtu, testit për Covid-19 do t’u nënshtrohen edhe familjarët e katër punonjësve të infektuar. Që nga fillimi i pandemisë, Durrësi shënon 510 të infektuar aktivë me Covid-19, qyteti i dytë më i prekur në Shqipëri, pas Tiranës dhe 37 humbje jete.
g.kosovari