Një vajzë shqiptare, vetëm 4 vjeç, ndodhet në gjendje të rëndë pasi ra nga kati i tretë i një pallati. Ajo është dërguar në spital dhe ndodhet në gjendje të rëndë.
Vogëlushja ndodhej në shtëpi sëbashku me vëllain 5-vjeçar dhe kushëririn 13 vjeç. Karabinierët kanë treguar për mediat italiane se në momentin e ngjarjes, halla e të plagosurës kishte dalë për të bërë pazaret.
Ndërkohë kushëriri 13-vjeçar ka rrëfyer se fëmijët po luanin kukafshehti. Papritur vajza është ngjitur në një karrige dhe ka rënë nga ballkoni. Ka qenë vetë kushëriri që ka lajmëruar policinë. Vogëlushja ka rënë në çatinë e një ndërtese tjetër dhe kanë qenë zjarrfikësit ata që e kanë marrë prej aty.
Ku panë plagët e rënda që e vogla kishte marrë në kokë, autoritetet vendosën që ta dërgojnë me helikopter në një spital në Genoa. Autoritetet po punojnë për të zbuluar shkaqet dhe rrethanat e plota të këtij incidenti.
Ndërkohë, mjekët qëndrojnë të rezervuar dhe deri më tani nuk dihet nëse shëndeti i 4-vjeçares është përmirësuar apo jo.
/a.r