Belgjika rriti sot në nivel maksimal shkallën e alarmit terrorist, njoftoi qendra kombëtare e krizës OCAM duke përmendur një kërcënim të mundshëm.
“Pas një vlerësimi të ri, Organizata e koordinimit për analizimin e kërcënimit (OCAM) deklaroi në një komunikatë se “niveli i alarmit terrorist arrin në shkallën katër, më i rëndi për rajonin e Brukselit”.
“Të gjitha stacionet e metrosë do të qëndrojnë të mbyllura sot në Bruksel”, njoftoi kompania publike e transportit (Stib), pasi Belgjika rriti në nivel maksimal shkallën e alarmit terrorist për shkak të një kërcënimi të mundshëm.
“Sipas rekomandimit të qendrës së krizës të Shërbimit Publik Federal të Brendshëm, të gjitha stacionet tona të metrosë (…) do të qendrojnë të mbyllura sot. Ky është një parandalim”, njoftoi sot “Stib” në faqen e tij të internetit.
Mësohet se edhe ndeshjet sportive janë pezulluar gjer në një afat të pacaktuar.