• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, October 30, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Tirana mikpret 900 sportistë nga 48 vende, Veliaj: Presim t’i duartrokasim në Lojërat Olimpike ‘Los Angeles 2028’

by A R
30/09/2024 12:44
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Pas dy medaljeve historike në Lojërat Olimpike në Paris, Shqipëria ka fituar medaljen e parë të artë në sportin e taekwondo-së në samitin “5th Albanian Open G1 TAEKWONDO”, i cili u zhvillua për herë të pestë në Tiranë, në kuadër të Javës Europiane të Sportit.

Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj tha se kampioni Ernest Merdanaj, me pikët e fituara në këtë kampionat, po bëhet gati për të përfaqësuar vendin në Lojërat Olimpike të Los Angeles 2028. “E di që, ndoshta jo të gjithë fitojnë medalje. Ne ishim në Paris, morëm dy medaljet tona të para, por pjesa më e madhe këtu kanë marrë një medalje, që është diçka që zgjat tërë jetën, është një shoqëri e re, një kujtim i mirë, e një lidhje e re. Më vjen mirë po ashtu që, pas Parisit, edhe këtu morëm dy medalje. Jam vërtet entuziast që sportistët tanë kanë filluar që tani të mbledhin pikët që do na çojnë drejt Los Angeles në 2028. Shumica prej jush jeni shumë të rinj, ndaj gjasat janë që do jeni miq jo vetëm këtë vit, por deri në lojërat e ardhshme Olimpike dhe ne të tjerët mezi presim që t’ju duartrokasim dhe të themi që jemi krenarë për ju”, tha Veliaj.

Kryebashkiaku u shpreh se ky kampionat mikpriti 900 sportistë nga 48 vende të botës. “Mund t’u japim një duartrokitje të gjithë miqve që na kanë ardhur nga jashtë. E vlerësojmë jashtë mase prezencën tuaj dhe jam vërtet i nderuar që në këtë javëm që ishte Java Evropiane e Sportit, Bashkia e Tiranës me Ministrinë e Arsimit dhe Sportit, shoqatën e taekwondo-së, Sport Klub “Tirana” dhe gjithë dashamirësit e sportit, e kthyen Tiranën në një hapësirë fantastike për 900 sportistë nga 48 vende të ndryshme të botës”, deklaroi më tej ai.

Kampionati që solli 900 sportistë nga 48 vende të botes dhe 255 klube, u zhvillua nën kujdesin e dy shoqatave “Qendra TAEKWONDO” & “Top Gym Sport”, së bashku me Federatën Shqiptare Taekwondo, KOKSH, MAS dhe Bashkinë e Tiranës.

Next Post
Vodhën 15 shtetas duke marrë kredi në emër të tyre\ Prokuroria e Tiranës çon në gjyq pesë persona

I erdhën 180 mijë euro për dy muaj, Prokuroria sekuestron pronat dhe makinat e motrës së shqiptarit të dënuar në Angli (Emri)

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

IGJEUM: Vijojnë reshjet e shiut në të gjithë qarqet e vendit, sa do të arrijnë temperaturat

Dita e sotme me mot të paqëndrueshëm, reshje shiu në pjesën më të madhe të vendit

October 30, 2026
Irani raporton sulme amerikane ndaj Gardës Revolucionare, shpërthime pranë Hormuzit

Irani raporton sulme amerikane ndaj Gardës Revolucionare, shpërthime pranë Hormuzit

October 30, 2026
A do t’i rrëzojë Kushtetuesja zgjedhjet në Tiranë? Begaj: Do ta mbroj vendimin tim, konflikt për…

Begaj mban sot tryezën e konsultimeve për datën e zgjedhjeve vendore 2027

October 30, 2026
Katër të vdekur dhe 11 të lënduar nga rrëzimi i helikopterit italian në Bosnjë

Katër të vdekur dhe 11 të lënduar nga rrëzimi i helikopterit italian në Bosnjë

October 30, 2026
Pentagoni i dërgon sinjal Europës: Ulni retorikën ndaj Rusisë

Pentagoni i dërgon sinjal Europës: Ulni retorikën ndaj Rusisë

October 30, 2026
Skandal spiunazhi: Kina spiunoi shefin e Nvidia-s! Donald Trump u informua, por heshti

Skandal spiunazhi: Kina spiunoi shefin e Nvidia-s! Donald Trump u informua, por heshti

October 30, 2026
Raporti alarmues: 3 në 4 pilotë në Europë i zë gjumi gjatë fluturimit

Raporti alarmues: 3 në 4 pilotë në Europë i zë gjumi gjatë fluturimit

October 30, 2026
Tri shtete arabe rreshtohen me Greqinë kundër Turqisë

Tri shtete arabe rreshtohen me Greqinë kundër Turqisë

October 30, 2026
Putin paralajmëron Evropën: Jemi të gatshëm për luftë

Putin paralajmëron Evropën: Jemi të gatshëm për luftë

October 30, 2026
‘Vjedhja më e madhe e bankës në histori’! Hakimi i Binance trondit industrinë e kriptomonedhave

‘Vjedhja më e madhe e bankës në histori’! Hakimi i Binance trondit industrinë e kriptomonedhave

October 30, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In