• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, June 17, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews

Taksa për makinat e luksit, deputetët e PS kundër Canit

by Java News
21/11/2015 10:57
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Makinat me motor mbi 3000 kubikë do të taksohen si makina luksi me Paketën e re Fiskale të prezantuar dje në Komisionin e Ekonomisë nga ministri i Financave Cani. Ndarja e makinave luksi është kundërshtuar nga deputetët e komisionit.

Deputeti Ervin Bushati dhe ata të opozitës kërkuan që të rishikohet ndarja që u bëhet makinave si luksoze. Ata kërkuan që ndarja të bëhet në bazë të çmimit dhe markave.

Ministri i Financave shpjegoi se janë kryer konsultime të gjata edhe me Fondin Monetar Ndërkombëtar, por edhe nga FMN nuk është përcaktuar një ndarje si më e mira. Kreu i Financave shpjegoi se në vend regjistrimi i makinave është sipas cilindratit, në bazë të të cilit është bërë ndarja e taksimit.

Deputeti i Partisë Socialiste, Ervin Bushati, kërkoi që Financat të shikojnë edhe një herë ndarjen që u bëhet makinave të luksit, duke sugjeruar që kjo të bëhet në bazë të çmimit. “Sugjeroj që ndarja e makinave të luksit të rishikohet. Në asnjë vend të botës nuk maten makinat luksoze në bazë të cilindratit. Ndarja duhet të rishikohet në bazë të çmimit, por edhe teknologjisë. Makinë luksoze mund të quhet edhe ajo që ka një cilindrat prej 2000 kubikësh. Prandaj ka ikur si koncept, teknologjia ka avancuar”.

Ndryshimi i ndarjes së makinave luksoze u kërkua edhe nga deputeti i Partisë Demokratike, Edmond Spaho. Ai kërkoi që ndarja të bëhet në bazë të markës dhe të çmimit. Ministri i Financave shpjegoi se ndarja nuk mund të bëhet në bazë të markave të makinës, pasi çmimet e blerjes nëndeklarohen.

“Nuk është e mundur të bëhet sipas markave, pasi në vend çmimet nëndeklarohen. Prandaj e thjeshtuam përcaktimin e kategorisë dhe i dhamë këtë përcaktim. Me këtë lloj përcaktimi janë afërsisht 2,8 për qind e makinave që qarkullojnë në vend, apo 11 mijë automjete. U nisëm nga të dhënat që disponojmë për regjistrimin e automjeteve mbi kubikë. Jemi munduar të gjejmë një definicion se kush futet në makina luksoze dhe arritëm në përfundimin se aty hyjnë të gjitha makinat mbi 3000 kubikë”.

21 mijë lekë do të jetë taksa e re shtesë e përvitshme për makinat me motor mbi 3000 kubikë. Nga ana tjetër, në momentin e blerjes, pra të regjistrimit, pronarët e këtyre makinave duhet të paguajnë një taksë ekstra prej 70 mijë lekësh për regjistrimin.

(DORINA AZO / Panorama)

Next Post

Rama në Roskovec: Ne e çuam ALUIZNI-n te qytetarët

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Zogaj: Protesta dhe SPAK janë dy fuqitë madhore të kohës, Zvërneci është tokë e “minuar” me paligjshmëri

Zogaj: Protesta dhe SPAK janë dy fuqitë madhore të kohës, Zvërneci është tokë e “minuar” me paligjshmëri

June 16, 2026
Lorenc Vangjeli: Protesta nxori jashtë loje edhe opozitën zyrtare të vendit

Lorenc Vangjeli: Protesta nxori jashtë loje edhe opozitën zyrtare të vendit

June 16, 2026
SPAK hapi “Kutinë e Pandorës”

SPAK hapi “Kutinë e Pandorës”

June 16, 2026
“Ne kemi qenë gjithmonë miq”/ Tension në samitin e G7 në Evian, përplasje mes Trump dhe Melonit (Video)

“Ne kemi qenë gjithmonë miq”/ Tension në samitin e G7 në Evian, përplasje mes Trump dhe Melonit (Video)

June 16, 2026
“Janë 82 deputetë, oqeani nuk është më i njëjti”, protestuesi flet për largimin e Marjana Koçekut nga PS

Ka dalë llumi në tribunë

June 16, 2026
I dyti që nga ndarja e Britanisë me BE-në, Bashkimi Evropian dhe Mbretëria e Bashkuar njoftojnë datën e samitit

I dyti që nga ndarja e Britanisë me BE-në, Bashkimi Evropian dhe Mbretëria e Bashkuar njoftojnë datën e samitit

June 16, 2026
Kontrollet e përbashkëta kufitare, qeveria e Maqedonisë së Veriut miraton sistemin ”One Stop Shop” me Shqipërinë

Kontrollet e përbashkëta kufitare, qeveria e Maqedonisë së Veriut miraton sistemin ”One Stop Shop” me Shqipërinë

June 16, 2026
Frikë dhe pasiguri në jug të Libanit, banorët: Izraeli po vazhdon operacionet

Frikë dhe pasiguri në jug të Libanit, banorët: Izraeli po vazhdon operacionet

June 16, 2026
VIDEOLAJM/ Dita e 17-ë e protestës para Kryeministrisë, ja sa është pjesëmarrja mbrëmjen e së martës

VIDEOLAJM/ Dita e 17-ë e protestës para Kryeministrisë, ja sa është pjesëmarrja mbrëmjen e së martës

June 16, 2026
Protesta para Kryeministrisë, Alimehmeti: Mes protestuesve ka drejtorë të PS, duhet reflektim edhe te PD

Protesta para Kryeministrisë, Alimehmeti: Mes protestuesve ka drejtorë të PS, duhet reflektim edhe te PD

June 16, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In