• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, October 29, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Manastirliu: 500 shkolla Qendra Komunitare, forcojmë bashkëpunimin kundër fenomeneve negative

by A R
30/09/2024 12:22
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Ministrja e Arsimit dhe Sportit, Ogerta Manastirliu, mori pjesë sot në Konferencën Kombëtare me temën “Shkolla Qendër Komunitare – Modeli Shumaktor për Komunitete të Qëndrueshme në Shqipëri”.

Në këtë aktivitet të rëndësishëm, i cili bashkoi aktorë kyç nga fusha e arsimit dhe sigurisë, ishin të pranishëm Ministri i Brendshëm, Ervin Hoxha, e ngarkuara me Punë e Ambasadës së SHBA-së, Nancy VanHorn, përfaqësues të organizatave vendore dhe ndërkombëtare, Drejtori i Qendrës së Koordinimit kundër Ekstremizmit të Dhunshëm, Lejdi Dervishi, dhe Drejtori Ekzekutiv i Institutit për Demokraci dhe Ndërmjetësim (IDM), Sotiraq Hroni.

Ministrja Manastirliu vuri theksin te rëndësia e zgjerimit të kësaj nisme dhe përputhja e saj me objektivat strategjikë të qeverisë shqiptare, përfshirë strategjitë kombëtare për parandalimin e ekstremizmit të dhunshëm dhe forcimin e sigurisë publike.

“Për Ministrinë e Arsimit dhe Sportit ka një rëndësi shumë të madhe Programi ‘Shkollat Qendër Komunitare’, shkolla të hapura që mund të aksesohen edhe jashtë orarit mësimor, shkolla që përtej arsimimit kanë në fokus edukimin e brezave të rinj dhe mbështetjen për çdo nxënës. Ndaj shkollat si qendra komunitare janë sot mbi 500 në të gjithë vendin, ku në 30 prej tyre organizohet edhe ky aktivitet që koordinohet nga Institutit për Demokraci dhe Ndërmjetësim. Jam e bindur që me mbështetjen e të gjithëve ky model i suksesshëm do të shtrihet në të gjitha shkollat tona, sepse kemi nevojë për të fuqizuar marrëdhëniet mes shkollës dhe komunitetit në luftën kundër fenomeneve negative.”, tha Ministrja e Arsimit dhe Sportit, Ogerta Manastirliu.

Për më shumë se shtatë vite, Ministria e Arsimit dhe Sportit ka bashkëpunuar ngushtësisht me IDM për të avancuar modelin “Shkolla Qendër Komunitare”, një nismë që ka për qëllim rritjen e qëndresës së komuniteteve ndaj ekstremizmit të dhunshëm.

 “Shkollat janë më shumë se institucione arsimore; ato janë qendra komunitare që ndihmojnë në ndërtimin e një shoqërie të qëndrueshme dhe të sigurt,” theksoi Ministrja Manastirliu, duke nënvizuar punën që është bërë nga ana e Ministrisë së Arsimit dhe Sportit në parandalimin e fenomeneve negative në shkolla.

“Prej disa vitesh kemi role të reja në shkolla, shërbimin psiko-social dhe punonjësin e sigurisë, të cilët janë prezentë. Kemi rritur numrin e oficerëve të sigurisë në shkolla, duke e çuar në 240 punonjës të sigurisë dhe në bashkëpunim me të gjitha strukturat e shkollës, përfshirë edhe punonjësit socialë, duke ndërvepruar për të parandaluar fenomenet e dëmshme dhe për të bashkëpunuar me rrjetin që garanton mbrojtjen dhe ruajtjen e nxënësve tanë,” tha Manastirliu.

Nëpërmjet bashkëpunimit me institucionet vendore, shoqërinë civile dhe Policinë e Shtetit, “Shkolla Qendër Komunitare” synon të fuqizojë bashkëpunimin ndërmjet nxënësve, mësuesve, prindërve dhe aktorëve të tjerë të komunitetit, duke i kthyer shkollat në pika qendrore për përfshirjen dhe angazhimin qytetar.

“Aktualisht kemi krijuar rrjetin e koordinatorëve për parandalimin e ekstremizmit të dhunshëm në të gjitha strukturat e Ministrisë së Arsimit deri në nivel shkolle. Janë 1,200 koordinatorë të cilët do të vijojnë të trajnohen në vazhdimësi dhe do të shtohet numri, në mënyrë që t’ kemi jo vetëm brenda shkollës por edhe në komunitet.”

Ministrja shtoi se po punohet për rishikimin e kurrikulës mësimore, në mënyrë që lënda e Edukimit Qytetar të pasurohet me module të reja dhe të ridimensionohet.

Ministrja Manastirliu, vuri theksin te bashkëpunimi dhe ngritja e mekanizmave mbrojtës për nxënësit që kanë dhënë rezultate pozitive në uljen e incidenteve në shkollat tona.

“Numri i incidenteve në shkolla ka ardhur duke u ulur. Për vitin 2023-2024 janë raportuar rreth 742 raste me pak, në krahasim me një vit më parë, çka tregon se mekanizmat e ngritur janë funksionalë dhe bashkëpunimi ka luajtur një rol të rëndësishëm,” tha Manastirliu.

Konferenca përfundoi me angazhimin e përbashkët të institucioneve për të vazhduar dhe zgjeruar këtë model në shkolla të tjera në mbarë vendin, duke theksuar rëndësinë e partneritetit ndërinstitucional për arritjen e objektivave të qëndrueshmërisë dhe sigurisë kombëtare.

/a.r

Next Post
A mund të shkatërrohet PD nëse humbet zgjedhjet? Bardhi: Duhet të bëjmë gjithçka që mundemi! Nëse kjo nuk ndodh…

"U vra në një atentat në Tiranë...", Bardhi ankohet në SPAK: Jam shantazhuar në Signal nga 'Mbreti Zog'

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Zbulimi i ri përtej Plutonit, astronomët identifikojnë një “planet xhuxh”

Zbulimi i ri përtej Plutonit, astronomët identifikojnë një “planet xhuxh”

October 29, 2026
E shtuna komuniste e Berishës pasi bëri lanet Qorin e Shehajn

E shtuna komuniste e Berishës pasi bëri lanet Qorin e Shehajn

October 29, 2026
Kosovë/ Arrestohen dy persona të dyshuar për krime lufte në Istog

Kosovë/ Arrestohen dy persona të dyshuar për krime lufte në Istog

October 29, 2026
Detaji/ Protestat e dhunshme në Itali, shumica dërrmuese e të arrestuarve janë të mitur!

Grevë e përgjithshme më 30 tetor në Itali, kush e ndalon punën dhe cilat janë arsyet e protestës?

October 29, 2026
Skenarët e mundshëm pas zgjedhjeve në Izrael

Skenarët e mundshëm pas zgjedhjeve në Izrael

October 29, 2026
Trump kritikon zgjedhjet në Brazil: Një turp i madh për popullin brazilian

Trump kritikon zgjedhjet në Brazil: Një turp i madh për popullin brazilian

October 29, 2026
Protestat, Zhupa akuza kryeministrit: Rama shton 630 punonjës në Policinë e Shtetit, nga frika e protestës studentore!

Protestat, Zhupa akuza kryeministrit: Rama shton 630 punonjës në Policinë e Shtetit, nga frika e protestës studentore!

October 29, 2026
Vrasja e Arlinda Zekajt, Gjykata në Pejë lë në qeli ish-bashkëshortin! Kunati autor ende në arrati

Vrasja e Arlinda Zekajt në Pejë, pezullohen nga detyra edhe 11 zyrtarë në Policinë e Kosovës!

October 29, 2026
Samiti i BE-së në nëntor, në fokus ndihma financiare prej 70 miliardë eurosh të Ukrainës

Lufta/ Bashkimi Evropian hap një fond prej 23,7 miliardë dollarësh për mbrojtjen dhe mbështetjen e Ukrainës!

October 29, 2026
“Kushte më të mira për turistët”- Rama njofton se kur do përfundojë “Rruga e Gjashtë” në Sarandë: Më pak trafik, më shumë lehtësi për banorët!

“Kushte më të mira për turistët”- Rama njofton se kur do përfundojë “Rruga e Gjashtë” në Sarandë: Më pak trafik, më shumë lehtësi për banorët!

October 29, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In