Zbardhet plagosja e ndodhur orët e para të mëngjesit të së enjtes, ku u qëllua me armë zjarri i riu Vasel Koçeku.
Nga hetimet intensive u bë, identifikimi dhe shpallja në kërkim e autorit të dyshuar, R. Z., 30 vjeç, banues në lagjen Skënderbeg, Shkodër, për veprën penale “Plagosja e lehtë me dashje”.
Gjithashtu është bërë ndalimi i 27-vjeçarit Koçeku, banues në fshatin Boriç i Vogël, Malësi e Madhe, për veprën penale “Largimi i të burgosurit nga vendi i qëndrimit, i cili ka qenë me masë sigurie “Arrest në shtëpi”, pasi kishte dalë me leje të posaçme për efekt të COVID-19.
Gjithashtu u bë ndalimi i E. D., 32 vjeç, banues në fshatin Grudë e Re, Shkodër, për veprën penale “Moskallëzimi i krimit”.
Nga veprimet e para hetimore rezulton se kjo ngjarje ka ndodhur për motive të dobëta, ndërkohë që për ndjekje të mëtejshme materialet iu referuan Prokurorisë.
g.kosovari