Nën akuzën e piratimit të sinjaleve televizive, tre persona në Tiranë janë arrestuar nga policia.
Pas hetimeve intensive u bë arrestimi i E. D., 23 vjeç, J. S., 24 vjeç dhe T. K., 27 vjeç, të tre banues në Tiranë.
Tre kanë piratuar platforma dixhitale, në dëm të disa kompanive, duke piratuar të drejtat televizive të këtyre platformave në mënyrë të paligjshme.
Ky piratim është bërë nëpërmjet aparateve Dreambox, Androidbox, Set Top Box etj. Hakerimi i tyre është bërë nëpërmjet pajisjeve të sofistikuara që mundësojnë transmetimin e sinjaleve televizive.
Pagesat ndaj të dyshuarve bëheshin në dorë, nëpërmjet llogarive bankare nga bankat e nivelet të dytë dhe nëpërmjet kartave të kreditit Paypal.
Në cilësinë e provës u sekuestruan katër njësi kompjuterike të cilat shërbenin për piratimin e këtyre platformave, 6 aparate celular të markave të ndryshme, 14 Dreambox, Androidbox, Set Top Box dhe një automjet.
Në bashkëpunim me Prokurorinë vijon puna për identifikimin dhe kapjen e personave të tjerë të implikuar në këtë veprimtari të kundërligjshme.
Ndaj të dyshuarve, materialet iu referuan Prokurorisë së Tiranë, për veprat penale të “Shkelja e të drejtave të pronësisë industriale dhe intelektuale”, “Fshehja e të ardhurave” dhe “Mospagimi i taksave dhe tatimeve”.
g.kosovari