Ministri i Brendshëm Sandër Lleshaj përveç përvetësimit të kompetencës së përgjimit, ka çuar në Kuvend një plan për t’i marrë prokurorisë edhe kompetencën e hetimeve, duke ia kaluar policisë.
Bëhet fjalë për të njëjtin projektligj të propozuar nga Ministria e Brendshme, i cili parashikon që policia të përgjojë pa lejen e prokurorisë. Nisma ligjore ndryshon ligjin për Policinë e Shtetit, ndërsa parashikon për herë të parë konceptin e hetimit policor, i cili është atribut vetëm i prokurorisë.
Plani për t’i dhënë kompetenca hetimore policisë është dekonspiruar në Komisionin e Sigurisë nga relatorja e projektligjit, Elena Xhina. Kjo e fundit ka pohuar se policia nuk mund të kryejë veprimtari hetimore, por vetëm gjurmuese. Deputetja ka pohuar se nisma ligjore bie në kundërshtim me një sërë nenesh të Kodit të Procedurës Penale, kodi i cili parashikon se veprimtaria hetimore është kompetencë vetëm e prokurorisë. Ndërkaq, në përgjigjen e tij, ministri Lleshaj ka pohuar se hetimor policor mungon në legjislacionin shqiptar. Sipas tij, hetimi policor bëhet me qëllim parandalimin e një krimi, ndërsa prokurori bën hetim procedural.
/e.rr