Tashmë është zyrtare, Sebastian Vettel do të largohet nga Ferrari në fund të vitit 2020.
Lajmi u bë i ditur nga shefi i kokëkuqes Mattia Binotto.
“Ne e morëm këtë vendim së bashku me Sebastian dhe besojmë se është zgjidhja më e mirë për të dyja palët. Nuk ishte një vendim i thjeshtë për tu marrë, duke pasur parasysh vlerën e Sebastianit, si pilot dhe si person. Nuk kishte asnjë arsye specifike që çoi në këtë vendim, por vëzhgimi i zakonshëm dhe miqësor se ka ardhur koha për të vazhduar udhëtimin tonë në shtigje të ndryshme për të ndjekur qëllimet tona përkatëse”.
Nga ana tjetër, 4 herë kampioni i botës deklaroi se nga ky sport duhet të marrësh maksimumin por tha se nuk ka një vullnet midis të dyja palëve.
Prej kohësh kishte një krisje në marrëdhëniet midis Ferrarit dhe gjermanit. Ardhja e Leclerc te skuderia e kuqe duket se nuk e favorizoi Vettel për të qenë më pilot i parë, pasi në sezonin 2018-2019 ai u la në hije nga monegasku dhe u rëndit më mirë në klasifikimin e përgjithshëm.
g.kosovari