Dy shqiptarë janë arrestuar nga autoritetet italiane pasi u kapën me një sasi kokaine dhe heroine.
Ndalimi i Alfred Tushës, 29 vjeç, dhe Leonard Spahiut, 44 vjeç, u bë në Peskara.
Sipas policisë, sasia e drogës prej 34 kilogramë kapte vlerën e dy millionë eurove.
25 kilogram heroinë dhe 5 kilogram kokainë u gjetën në një dollap në banesën e shqiptarëve.
Ndërsa pjesa tjetër në ambientet e kuzhinës.
Autoritetet pikasën një takim mes dy shqiptarëve ditën e premte, dhe menjëherë u vunë në lëvizje.
Pas një bisede ata janë nisur në Montesilvano ku kanë hyrë dhe në një apartament.
Forcat e rendit kanë ndërhyrë sapo prej ndërtesës ka dalë një prej trafikantëve të cilit i është gjetur dhe një pako me heroinë.
Menjëherë është ushtruar kontroll në banesë ku është gjetur dhe sasia tjetër e drogës.
/a.r