Ecuria e reformës në drejtësi ka qënë një nga arsyet që Këshilli Evropian i celi dritën jeshile Shqipërisë për hapjen e negociatave të pranimitt në familjen europiane. Por ambasadori i Bashkimit Evropian, Luigi Soreca, në një intervistë në emisionin Përballë të gazetarit Lutfi Dervishi, theksoi rëndësinë që ka në këtë fazë efikasiteti i reformës.
“Është e rëndësishme që të arrijmë në një fazë ku efikasiteti i reformës në drejtësi të shihet, të jetë i qartë. Bashkimi Evropian është i gatshëm që të bëjë punën e vet dhe sic e dini ne kemi dhënë 34 milionë euro mbështetje buxhetore për reformën në drejtësi dhe këto janë ato para që duhen vënë në tryezë në mënyrë që reforma në drejtësi të bëhet efikase” – theksoi Soreca në Përballë.
Ambasadori i BE-së foli gjithashtu për reflektim dhe mësime që duhen nxjerr nga përvoja e kaluar.
“Unë mendoj që është e rëndësishme që të reflektohet, të reflektojmë, të vlerësojmë. Është e rëndësishme që të nxjerrim mësime për përvojën që kemi kaluar. Unë gjatë gjithë kohës kam thënë që reforma në drejtësi ka qënë një hap shumë pozitiv në mënyrë që të pastrohej i gjithë sistemi i gjyqësorit.
Dhe tashmë që ne po hymë në një fazë të re është e rëndësishme që sytë ti kemi drejt së ardhmes në mënyrë që të rifillohet puna sa më shpejt që të jetë e mundur në mënyrën më efikase të mundshme. Komisioni i Venecias do të na jap ato rekomandime për atë që duhet bërë, pra sic është përmendur edhe në përfundimet e Këshillit ky opinion do të merret plotësisht në konsideratë në atë proces, pas cceljes së negociatave” – tha Luigi Soreca, ambasador i Bashkimit Evropian në Shqipëri.