“Partia Socialiste është jo vetëm partia më e madhe, por dhe partia më e qëndrueshme në gjithë historinë e Shqipërisë. Misioni i Partisë Socialiste është të bashkoj kombin dhe ta udhëheqë”. Kështu deklaroi kryetari i bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj në një intervistë për ATSH nga Pallati i Kongreseve në punimet e Kongresit Zgjedhor të PS-së.
“Partia Socialiste përgatitet shumë mirë, ajo fillon një vit përpara përgatitjet që kur të shkojmë në finish, pra në ditën e zgjedhjeve të jemi të përgatitur me një platformë të mirë, me një organizim të mirë dhe sigurisht me një fitore më të mirë dhe më të madhe se hera e fundit. Këtë Kongres e shoh si një pararendje e mandatit tonë të tretë, një përgatitje që fillon tani. Ne në fakt garojmë me veten, në një hapësirë ku kundërshtarët janë ose të çoroditur ose ende nuk kanë bërë paqe me të kaluarën e tyre dhe vazhdojnë ende me taktikat e sabotimit, bojkotit me gjuhën e urrejtjes dhe përçarjes. Është mision i dyfishtë i Partisë Socialiste të bashkoj kombin dhe ta udhëheq”-, tha Veliaj.
I pyetur mbi tërmetin e 26 nëntorit dhe për procesin e rindërtimit Veliaj tha se, kjo është një mundësi për të ndërtuara më mirë dhe me materiale ekologjike banesa, shkolla dhe spitale si dhe për të injektuar sa më shumë para në ekonomi.
“Çdo fatkeqësi ose çdo vështirësi është një mundësi. Tani që kaloj pjesa e traumës, e emergjencës dhe strehimit imediat duhet ta trajtojmë si një mundësi. Është një oportunitet për ti bërë ca gjëra nga e para, për ti bërë ca lagje nga e para, ca shkolla nga e para , ca spitale nga e para, për t’i bërë më të mira më të qëndrueshme me materiale ekologjike por dhe për të injektuar para në ekonomi. Sukses ishte mbledhja e fondeve që u udhëhoq nga Kryeministri 1.15 miliardë euro janë një shumë e jashtëzakonshme sidomos për ekonominë tonë modeste. Për të gjitha këto arsye besoj që nëse e shohim si mundësi dhe lagjet që kemi në fshat zona e Vaqarrit, Ndroqit, Pezës por edhe lagjet që kemi në Tiranë duke nisur nga ajo e Kinostudios, Kombinatit, pjesa e “5 Majit”, na jep 4 oportunitet në Tiranë në cepa të ndryshëm dhe 5 mundësi në fshat që realisht ta kthejmë fatkeqësinë e tërmetit në një shans për ekonominë, jo vetëm për industrinë e ndërtimit por për gjithë ekosistemin që do krijohet”- u shpreh Veliaj.
Ai theksoi se, “nuk flasim për të riparuar atë që është prishur flasim për të krijuar diçka komplet të re dhe për të krijuar pak hapësirë aty ku do prishen pjesët e vjetra për tu postuar në lagjet e reja. Unë besoj që mbështetja e Shqipërisë nuk ishte vetëm ekonomike, unë besoj që pjesëmarrësit duke deklaruar ndihmën ekonomike për Shqipërinë në fakt deklaruan dhe një mbështetje politike. Ky moment kaq deciziv do të përkthehet edhe në vendimmarrje të tjera politike siç është ajo e hapjes së negociatave. Unë besoj që do të ishte një tjetër lajm i mirë mbas dorës që na u shtri nga gjithë komuniteti ndërkombëtar, ku Edi Rama ka një meritë të jashtëzakonshme për mënyrën sesi frymëzojë secilën prej marrëdhënieve me donatorët. Fillimisht bilaterale pastaj për të pas një ndihmë multilaterale në fund siç ishte Konferenca e Donatorëve”.
I pyetur për ndërtimin e Teatrit të ri Veliaj tha se, “ne kemi vendosur që Teatrin e ri do ta financojmë nëpërmjet një kredie që bankat e nivelit të dytë do ofrojnë. Ne do të marrim ofertën më të mirë kur vjen puna tek norma e interesit dhe tek maturia e kredisë. Kredia do të jetë e garantuar siç kemi dakordësuar me Kryeministrin nga qeveria shqiptare dhe përderisa ka një siguri sovrane bankat e gjejnë atraktive një propozim të bashkisë për të financuar këtë ndërtesë. Në momentin që artistët kërkuan disa specifikime teknologjike të skenës që rrisnin biznesplanin e ofruar nga kompania, shtrënguam duart secili në punë të vetë dhe besoj se morëm një vendim të drejtë. Ky vendim është për të bërë një teatër që nëse do i rezistoj 100 -viteve të ardhshme atëherë le ta bëjmë me specifikimet e 100 -viteve të ardhshme dhe jo 100-viteve të shkuara. Besoj që me këtë vendim jo vetëm që e bëjmë teatrin e ri po e bëjmë dhe më shpejt. Për dy arsye dhe për kosto dhe për kohë besoj që kemi marrë vendimin e duhur”.
“Ky qytet i përket shumicës së heshtur dhe mbi të gjitha i përket fëmijëve që nuk kanë asnjë borxh të shkojnë nëpër institucione qoftë ky teatër i vjetër kombëtar apo teatër i vjetër kukullash ndërkohë që për 100-vitet e dyta të Tiranës na lipsen institucione që janë të denja për shekullin tonë”, përfundoi Veliaj.
—