Kryetarja e LSI Monika Kryemadhi gjatë fjalës së saj në një takim të LSI në Durrës, ka thënë se Edi Rama është koka e krimit të organizuar, ndërsa shtoi se ndërkombëtarët mbyllin sytë para shkeljeve të Kushtetutës.
Ajo u shpreh se donacionet 1.15 miliardë euro do të sjellin dyfishim të faturave të shqiptarëve. Sipas saj, qeveria do sjellë punëtorë nga jashtë për rindërtimin dhe nuk do të punësojë shqiptarët.
“Ndërkombëtarët mbyllin sytë. Ndërkombëtarët nuk flasin për shkeljet e Kushtetutës. A mund të më thonë ndërkombëtarët se ku është Kushtetuta sot? Një popull që nuk ka Kushtetutën, sigurisht që e bën vetë. Edi Rama shet dhe blen median. Rama është koka e krimit të organizuar. Ne si LSI do të çlirojmë ekonominë nga kapja e oligarkëve. Ne do të rrisim pagat, do krijojmë mundësinë për rininë, ne do bëjmë gjithçka që Shqipëria të jetë si një vend europian. Unë asnjëherë nuk kam qenë në pushtet dhe kjo më ka bërë që të jem e lirë”, tha Kryemadhi.
“Edi Rama nuk ka ndërmend të punësojë shqiptarët për rindërtim, por do të paguajë të huajt që të marrin paratë që u dhanë për shqiptarët. Vetëm një njeri si Edi Rama mund t’ua bëjë këtë gjëmë vendit. Të gjithë e dimë se Rama tha se do të krijojmë 300 mijë vende të reja pune. Jo vetëm që nuk hapi 300 mijë vende pune, por vrau edhe 300 mijë vende punësh. Edi Ramës mund t’i thuhet vrasës i punësimit. Edi Rama bëri që të rinjtë ose të pranojnë që të punojnë nëpër kanabis ose të ikin. Faturat e dritave dhe të ujit sa vijnë dhe rriten:, u shpreh Kryemadhi.
Po ik moj funderine…