Pas takimit që pati me Presidentin Ilir Meta, kryedemokrati Lulzim Basha, mbledh aleatët në takim.
Ky takim vej pasi Presidenti Ilir Meta thirri sot në një takim kryetarin e opozitës.
Zëdhënësi i Presidentit, Tedi Blushi bëri me dije se Presidenti Meta e njohu kreun e opozitës me skandalet e fundit anti-kushtetuese dhe përpjekjet e Rilindjes për grusht shteti.
Ai i kërkoi kryetarit të PD-së që të informonte edhe drejtuesit e partive të tjera opozitare.
Ky takim me kreun e opozitës, vjen në një kohë që kreu i shtetit publikoi akuza të reja ditën e djeshme, ndaj kreut të Këshillit të Emërimeve në Drejtësi, Ardian Dvorani, për të cilin tha se donte ta ruante vendin e fundit në Gjykatën Kushtetuese për vete.
g.kosovari