Ai ka shkëmbyer replika me disa qytetarë, të cilët, të stresuar nga situata e krijuar, nuk e kanë përmbajtur dot veten.
‘Si t’ja bëjmë, ku të flemë, duam të flemë”’, iu drejtua një banore, Ramës.
“Eja me mua, të të çoj te qendra sociale, dhe të vë unë ne gjumë, mos rrini nëpër makina se do ju punojë truri si makinë e prishur pastaj”, iu përgjigj Rama.
Ndërsa një tjetër grua, që i ishtë dëmtuar shtëpia njëkatëshe, iu ankua Ramës se si do t’ia bëjë tani.
“Po ti ç’do, ne jemi për pallatet këtu. Ti dhe unë katunari që i kemi shtëpitë njëkateshe, një vrap i kemi e dalim, edhe pse unë nuk lëviz fare nga krevati, le të bjerë tërmet.
Ështe e shkruar kjo xhan, i ikën tërmetit e gjen te rruga, del aty, fap rrëshket te lëkura e portokallit”, tha Rama.(TemA)