• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, November 4, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Ekonomi

Pagat e larta për punonjësit e turizmit do të vazhdojnë dhe jashtë sezonit

by A M
24/11/2024 14:05
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Turizmi mbetet një nga shtyllat kryesore të ekonomisë dhe zhvillimit në vend dhe sipas strategjisë të prezantuar për turizmin 2024-2030, Shqipëria do të ndahet në gjashtë rajone turistike, ndërsa pagat e punonjësve në turizëm do të mbeten të larta edhe përtej pikut të sezonit veror.

Rrahman Kasa, presidenti i Unionit Shqiptar të Turizmit tha për ATSH se rritja e pagave në sektorin e turizmit ka qenë një shtysë për punësimin e të rinjve. “Rritja e pagave në turizëm ka qenë një shtysë shumë e mirë punësimi për të rinjtë, por sërish turizmi mbetet një biznes sezonal. Aktualisht, turizmi në vend ka nevojë për rreth 15 mijë punonjës në çdo sektor dhe mundësitë që shtrohen para janë vetëm dy: ose të marrja e punonjësve nga jashtë shtetit, ose ngjeshja e programeve mësimore në mënyrë që të punësojmë studentët gjatë tre muajve të pikut”, thotë ai.

Sipas INSTAT, pagat në sektorin e turizmit janë ndër më të lartat. Kasa thotë se këto paga janë reale dhe do të vazhdojnë të mbeten të tilla, sidomos në hotelet e qyteteve edhe përtej pikut të sezonit turistik.

Sipas draftstrategjisë që është hedhur për konsultim publik, deri në shtatë muajt e parë të këtij viti, Shqipërinë e vizituan gati 7.2 milionë turistë, por deri në fund të vitit pritet që shifra të rritet akoma. “Besoj që në total do të arrijmë rreth 12 milionë turistë këtë vit. Ndërsa, mund të them që sipas të dhënave zyrtare të Global Data, 30.9 milionë net qëndrime ndërkombëtare kanë qenë në vitin 2023 në Shqipëri, ndërsa këtë vit shifra është edhe më e lartë dhe pritet të publikohet”, shton Kasa.

Sa i takon sektorëve të turizmit që pritet të kenë më shumë interes në ditët e mbetura deri në mbyllje të këtij viti, përveç turizmit malor, agroturizmit, sipas presidentit të Unionit Shqiptar të Turizmit, turizmi kulturor do të ketë interes të shtuar, sidomos nga të huajt që vizitojnë vendin tonë në çdo periudhë të vitit.

Objektivat në strategjinë e re kombëtare të turizmit duket se janë të qarta, e shifrat për turizmin deri në vitin 2030 parashikohet të jenë shumë më të larta.

Synohet të arrihet rritje me 138% të netëqëndrimeve deri në 2030-ën, rritje me katër herë të të ardhurave në buxhetin e shtetit nga formalizimi i sektorit, rritje me 65% e të rinjve që do të vazhdojnë studimet e larta në një prej programeve dedikuar turizmit në të gjithë sistemin e mesëm e të lartë dhe rritjen me 26% të qëndrimit mesatar të turistëve në Shqipëri.

Next Post
“Na tregoi me gisht sikur ishim vikingë”, Rama për Braverman: Teta iku nga pushteti, ju jeni këtu!

“Na tregoi me gisht sikur ishim vikingë”, Rama për Braverman: Teta iku nga pushteti, ju jeni këtu!

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Gazetari paralajmëron: PD rrezikon të zhduket, opozita duhet të dalë me një kandidaturë të përbashkët në Tiranë

Gazetari paralajmëron: PD rrezikon të zhduket, opozita duhet të dalë me një kandidaturë të përbashkët në Tiranë

November 4, 2026
Zgjedhjet në SHBA, Merz nuk pret ndryshim nga Trump: Ka qeverisur duke anashkaluar Kongresin

Zgjedhjet në SHBA, Merz nuk pret ndryshim nga Trump: Ka qeverisur duke anashkaluar Kongresin

November 4, 2026
VIDEO/ Pas tensioneve në protestë, Edison Lika dhe Dritan Goxhaj lihen të lirë nga policia

VIDEO/ Pas tensioneve në protestë, Edison Lika dhe Dritan Goxhaj lihen të lirë nga policia

November 4, 2026
Disfata në zgjedhjet e mesmandatit/ Republikanët pranojnë humbjen: Rezultati shumë më i keq nga sa prisnim

Disfata në zgjedhjet e mesmandatit/ Republikanët pranojnë humbjen: Rezultati shumë më i keq nga sa prisnim

November 4, 2026
Sulmi kibernetik ndaj sistemit digjital të Bashkisë së Tiranës, Ristani: Të dhënat nuk janë prekur! Po forcojmë më tej infrastrukturën digjitale

Ristani: Zgjedhjet në SHBA, votë ndëshkimi ndaj Trumpit, demokratët fituan më shumë se pritej

November 4, 2026
Gjashtë shqiptarë në zgjedhjet e mesmandatit në SHBA, eksperti ngre shqetësimin për mungesën e strategjisë ndaj Diasporës

Gjashtë shqiptarë në zgjedhjet e mesmandatit në SHBA, eksperti ngre shqetësimin për mungesën e strategjisë ndaj Diasporës

November 4, 2026
69-vjeçari nën rrënojat e shpërthimit në Elbasan/ Komandanti i Emergjencave Civile jep detajet, ja çfarë tregojnë kamerat termike

69-vjeçari nën rrënojat e shpërthimit në Elbasan/ Komandanti i Emergjencave Civile jep detajet, ja çfarë tregojnë kamerat termike

November 4, 2026
“Me Saliun do kishim qëndruar në baltë”- Frrok Çupi: Berisha është vetë dhuna, është specie më vete dhe nuk e pranon tjetrin!

Çupi analizon humbjen e Trump, tregon pse demokratët u rikthyen në avantazh

November 4, 2026
Aksidenti në aksin Levan-Vlorë, humb jetën në spital 75-vjeçari (EMRI)

Aksidenti në aksin Levan-Vlorë, humb jetën në spital 75-vjeçari (EMRI)

November 4, 2026
Listë me çmime fikse për 3 muaj, ministrja Ibrahimaj: “Pasqyra e Çmimeve” për 160 produkte del në tetor!

Paketa Fiskale/ Ibrahimaj zbulon çfarë ndryshon në 2027, ja sa synon të shkojë pensioni minimal

November 4, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In