• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, August 22, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

Inxhinjerja Bozo: Asnjë ndërtim në plazh, aty pallatet i ha deti!

by S M
30/11/2019 11:09
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Inxhinierja e ndërtimit Luljeta Bozo e ftuar në studion e emisionit ‘Pa Protokoll’ në Report Tv u shpreh se në zonat ku u shembën godinat nga tërmeti në Durrës, Kënetë dhe Plazh më parë nuk ka qenë e lejuar që të ndërtohet, por asgjë nuk është marrë në konsideratë pas 1990. Edhe përsa i përket Thumanës, Bozo tha se ka qenë më parë Kënetë.

“Para 1990 kishim rregulla shumë strikte në ndërtim, tani janë të kolapsura. Në atë tokë, Këneta nuk duhet ndërtuar për dy arsye, se është nën nivelin e detit dhe ka dhera problematikë. Është evidentuar nga sizmologët si terren i papërshtatshëm. Ajo dhe plazhi i Durrësit, janë evidentuar që pas 1981. Pas 1990 të gjithë u bënë inxhinierë.

Te pallati në breg të detit, është futur tre kate nën tokë, por nuk e di nëse themelet i ka llogaritur për të gjitha katet që ka ngritur. Ai shpëtoi tani nga tërmeti, por ai rrezikun më të madh e ka nga deti, do ta hanë rrymat detare.

Leje është dhënë për një territor ku nuk duhet të bëhet ndërtim, por nëse është dhënë duhet të ishte kontrolluar shumë mirë dhe të bëhej nga profesionistë. Ka edhe objekte që janë bërë me copa letrash pa projekt. Te hotel Palma ka qenë katër katësh dhe janë bërë plus katër të tjera.

Ai pa tërmet do të shembej jo më me tërmet. Kolonat atje ishin arnuar në mënyrë skandaloze. Nuk mund të japësh leje pa studim sizmologjik. Janë dhënë firma nga zyra pa qenë në terren pa bërë shpime. Projekti më parë kalonte në 500 sita dhe gabimi kapej. Edhe Thumana është ish-Kënetë, ndërtimi është me kosto shumë të lartë” tha ajo.

Por në Tiranë ku janë zonat problematike?

“Në Tiranë Kombinati është problematik ka qenë ish-Kënetë. Do masa të veçanta për të ndërtuar. Më parë godinat kanë qenë 2-katëshe.

Ato e kanë mbaruar ciklin, por qëndrojnë në këmbë se është respektuar rregulli. Pallatet e mëdha kanë shpëtuar për dy arsye; se kanë dy kate nën tokë nga garazhet dhe janë gjitha kolonat e mbështetura në pllakë” tha Luljeta Bozo.

Ajo tha se këto fenomene, në këtë nivel goditje nga tërmeti përsëriten një herë në 30-40 vite.

Ndërkohë që sizmologu Edmond Dushi tha se numri i pasgoditjeve deri tani nga tërmeti kryesor ka arritur mbi një mijë.

“Ka kaluar një mijë pasgoditje, por shumica prej tyre nuk kanë impakt” tha ai.

Psikologia Aurela Agalliu e cilësoi panikun që shkaktoi tërmeti si traumë kolektive.

“Njerëzit të punojnë më shumë me komunikim në grup, pasi është traumë kolektive. Duhet të ngrihen ekipe të caktuara për të bërë të mundur daljen nga përjetimi i situatës. Ndarja e ngjarjeve lehtëson njerëzit. Ka pasur shumë njerëz që kanë ardhur për konsulencë”.

Next Post
Post tërmet/Do vinë ekspertë amerikanë për dëmet

Post tërmet/Do vinë ekspertë amerikanë për dëmet

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Fortifikimi i kufirit evropian, ushtria gjermane vendos pengesa antitank në terrenin polak

Fortifikimi i kufirit evropian, ushtria gjermane vendos pengesa antitank në terrenin polak

August 21, 2026
Një gjak, dy ekipe: Përballja Shqipëri-Kosovë në Lojërat Mesdhetare, nën tingullin e këngës së Adem Jasharit

Një gjak, dy ekipe: Përballja Shqipëri-Kosovë në Lojërat Mesdhetare, nën tingullin e këngës së Adem Jasharit

August 21, 2026
Begaj në Itali, pritet nga Mattarella e Meloni, mbështet kuqezinjtë në Lojërat Mesdhetare

Begaj në Itali, pritet nga Mattarella e Meloni, mbështet kuqezinjtë në Lojërat Mesdhetare

August 21, 2026
Vatër e fuqishme zjarri pranë kufirit greko-shqiptar, flakët përpijnë hektarë me pyje e bimësi!

E fundit: 8 vatra zjarri mbeten aktive, shpëtohen disa banesa në Pukë e Mirditë, ndërhyrje nga ajri në Dukat!

August 21, 2026
Gabimi në “shtëpinë e barit”, si e pësoi 20-vjeçari shqiptar në Britani

Vendimi i gjykatës britanike mund të pengojë deportimin e viktimave shqiptare të trafikimit

August 21, 2026
La vajzën 11-vjeçare vetëm për dy ditë për të ndjekur ndeshjen në Elbasan, babai nën hetim në Qipro

La vajzën 11-vjeçare vetëm për dy ditë për të ndjekur ndeshjen në Elbasan, babai nën hetim në Qipro

August 21, 2026
Dita e 83-të / Protestuesi paralajmëron përshkallëzim në shtator: Do të bllokojmë rrugët!

Dita e 83-të / Protestuesi paralajmëron përshkallëzim në shtator: Do të bllokojmë rrugët!

August 21, 2026
Zyrtare/ Një tjetër anglez për Interin, prezantohet mesfushori

Zyrtare/ Një tjetër anglez për Interin, prezantohet mesfushori

August 21, 2026
DËSHMITË/ Vata pranon vrasjen e portugezit, turku: Sokrati më tha se ishte rrëzuar nga motori…

DËSHMITË/ Vata pranon vrasjen e portugezit, turku: Sokrati më tha se ishte rrëzuar nga motori…

August 21, 2026
Lufta në fazë të rrezikshme, Rusia mësyn qendrat tregtare në Ukrainë, viktima dhe zjarr

Lufta në fazë të rrezikshme, Rusia mësyn qendrat tregtare në Ukrainë, viktima dhe zjarr

August 21, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com