Një operacion i policisë italiane i koduar “Dhelpra e Ballkanit”, ka arrestuar 16 persona si pjesë e një grupi kriminal të trafikut të drogës, në vijim të operacionit të nisur dy vite më parë.
Mëngjesin e kësaj të hëne janë vënë në pranga gjashtë të dyshuarit e fundit, mes tyre katër shqiptarë dhe dy italianë me banim në zonën Tigullio.
Të dyshuarit e fshihnin drogën në pyll dhe aty shkonin ta merrnin për ta shpërndarë.
Këtë punë e bënin përditë, pasi shpërndanin kokainë, heroinë dhe marijuanë në tregun e zonave të Sestri Levante, Casarza Ligure, Lavagna mes klientëve të rregullt, tregtarë dhe sipërmarrës.
Dhjetë persona u arrestuan në mars të vitit 2017 dhe gjashtë të tjerët pak orë më parë. Shqiptarët e arrestuar mëngjesin e sotëm, 18 nëntor, janë Taulant Hoxhaj, Erjon Maskaj, Bledar Maskaj dhe Geront Aliaj.
g.kosovari