Thellohet bilanci i të vdekurve i shkaktuar nga tajfuni Hagibis, në Japoni, ndërsa vazhdojnë operacionet e shpëtimit në rajonin qëndror-lindor të arkipelagut.
Sipas të dhënave të fundit të televizionit publik Nhk numri I viktimave ka arritur në 56, kur mund t’i shtohen së shpejti edhe 15 të humbur.
Të plagosur deri tani numërohen 200. Mijëra shtëpi kanë mbetur në errësirë, shumë banesa janë përmbytur dhe uji mbuluar edhe katet e para të pallateve. Tajfuni Hagibis është cilësuar si më shkatërruesi i 60 viteve të fundit. l.m