Drejtori i Institutit të Ndërtimeve Agron Hysenlliu deklaroi se zona e Vorës është ndër më të rrezikuarat në vend.
Hysenlliu tha se ndërtesat që janë ndërtuar herët kanë më shumë rrezik për shembje, për shkak të lidhjes së ngushtë që ka materiali.
“Vora është në mikro-zona të rrezikuara. Inxhinierët kanë verifikuar 105 banesa në zonën e Vorës. Toka është për të ndërtuar, por ka të bëjë me cilësinë e ndërtimit. Në Vorë materialet e ndërtimit kanë qenë të vjetër, kanë degraduar. Ky ishte një tërmet mbi mesatar, pra i fuqishëm.
Pallatet janë ndërtuar me tulla. Tullat mund të jenë element i mirë, por lidhja, që janë llaçi janë të dobët”, tha Hysenlliu.