• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, June 29, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Aktualitet

Mazrek/Veliaj dhe Balla vizitojnë familjen e prekur nga tërmeti(Fotot e dëmtimit)

by Java News
23/09/2019 21:40
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Familja e Fiqiri dhe Kimete Lamit nga fshati Mazrek është një prej familjeve të prekura nga tërmeti i dy ditëve më parë. Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, së bashku me Sekretarin e Përgjithshëm të PS, Taulant Balla dhe deputeten e PS, Blerina Gjylameti, vizituan këtë familje për të nisur menjëherë rindërtimin e shtëpive të dëmtuara e rikthimin në normalitet. Ata i bënë thirrje të gjithë qytetarëve të prekur, që të paraqiten pranë njësive të tyre administrative për të plotësuar formularin e deklarimit dhe nisur menjëherë rindërtimin e shtëpive.

“Rendi i punës për menaxhimin e emergjencave është ky: Çdo qytetar i prekur nga tërmeti shkon tek Njësia Administrative, regjistrohet, vjen grupi i verifikimit, në disa vende do të vijë deputeti ose deputetja, diku tjetër kryetari i bashkisë apo njësia administrative, por një përfaqësues do vijë që të bëjë verifikimin. Ndaj, ftesa për të gjithë qytetarët është që secili që ka një problematikë shkon e raporton dhe plotëson formularin në njësi, e më pas grupi i verifikimit bën vlerësimet”, tha Veliaj.

Ai siguroi për një vëmendje maksimale për çdo familje të prekur nga tërmeti dhe theksoi se në ato raste ku banesa është e pabanueshme, do të rindërtohet nga e para, ndërsa në raste të tjera do të bëhet rikonstruksioni i saj. “Në disa raste vlerësimi na çon në konkluzion që duhet ta ribëjmë shtëpinë nga e para sepse nuk mban më, në disa vende të tjera, ka nevojë fjala vjen për çati etj. Në momentin që bëjmë inventarin, atëherë prokurojmë me fondin e emergjencave të gjitha çatitë e një fshati apo të disa Njësive Administrative. Kështu, që të jemi të dobishëm dhe të mos humbasim kohë, mënyra më e mirë nuk është as në portale, as nëpër televizorë, as duke vënë kujën në rrugë, por tek Njësia Administrative, aty inventarizohet, pastaj procesohet e gjithë dosja”, theksoi kreu i Bashkisë.

Teksa apeloi për qetësi, Veliaj kërkoi vënien para përgjegjësisë të gjithë atyre që përhapin panik përmes përhapjes së informacioneve të rreme, duke vënë në rrezik sigurinë e qytetarëve. “Dje ndodhi diçka e rëndë. Ajo që ndodhi, ndodh edhe në vende të tjera, por në vende të tjera vepron ligji. Ndoshta, ka ardhur koha që edhe në Shqipëri të veprojë ligji. Unë jam mësuar me këtë punë, sa herë bëjmë një kënd lojërash, një shesh, një park, plas histeria, rrena dhe gënjeshtra. Por, aty të paktën e vuaj vetëm unë dhe bashkia, është pa zarar. Por kur plas gënjeshtra, histeria, paniku në të gjithë popullin, kjo ka përgjegjësi. Populli që nuk merret me politikë dhe s’ka asnjë arsye të jetë viktimë e këtyre fushatave dashakeqe, kriminale, ky popull meriton një përgjigje. Kështu që, kjo është arsyeja pse do e mbështesim dhe besoj të gjitha bashkitë kanë nevojë që qeveria të reagojë fort që të punojmë rehat teksa i gjendemi njerëzve”, nënvizoi Veliaj.

Sekretari i Përgjithshëm i PS kreu i grupit parlamentar, Taulant Balla e cilësoi shembullor reagimin e të gjitha institucioneve shtetërore për menaxhimin e situatës pas tërmetit, duke filluar nga bashkia e qeveria, ndërsa theksoi se tashmë është koha për fillimin e menjëhershëm të punës për rikonstruksionin e ndërtimeve. “Padyshim që pjesa më e vështirë ose paniku i parë ka kaluar, se edhe banorët tashmë e kanë kuptuar që kjo dukuri natyrore nuk është e parashikueshme.

Por, reagimi i deritanishëm i të gjitha institucioneve shtetërore, i juaji si bashki, por edhe i qeverisë qendrore në të gjitha shtabet e emergjencës, ka qenë shembullor. Ajo që duhet tani është ajo çka lidhet me verifikimin dhe fillimin e menjëhershëm të punës për rikonstruksionin e shtëpive. Sinqerisht dua të falenderoj çdo ndërtues apo këdo që është vetëofruar, dhe apeli im është që kushdo që ka mundësi të jetë pjesë e kontributit”, tha Balla. Duke apeluar për më shumë solidaritet, ai siguroi se Bashkia, Shteti dhe Qeveria do të bëjnë gjithçka për përballimin e kësaj situate nga tërmetet.

Deputetja e PS, Blerina Gjylameti bëri thirrje për të lënë pas në këto momente dallimet politike dhe për t’u bashkuar për të kapërcyer këtë situatë. “Jam e bindur që sado të jenë fondet e qeverisë, Bashkisë, edhe në vendet shumë më të zhvilluara se vendi ynë, me ekonomi shumë më të forta se tonat, nuk janë mjaftueshëm për të arritur që të gjitha dëmet, që falë zotit janë vetëm në dëme materiale dhe jo në njerëz, të zhdëmtohen në kohën e duhur.

Të lëmë mënjanë sfondin politik, studiot televizive, të lëmë mënjanë televizionet për t’i rënë njëri-tjetrit, por të bëhemi bashkë, pavarësisht çfarë ngjyrimi politik kemi, kujt i përkasim, fisit, qytetit dhe të ndihmojmë të gjithë këta njerëz që janë dëmtuar”, tha Gjylameti.

Next Post
Video/ Traineri Bielsa, nderohet me çmimin “Fair Play”

Video/ Traineri Bielsa, nderohet me çmimin “Fair Play”

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Qytetari për partitë e vogla: Po përdorin protestën për fushata dhe qëllime personale!

Qytetari për partitë e vogla: Po përdorin protestën për fushata dhe qëllime personale!

June 28, 2026
VIDEO/ Qytetarja kundërshton deklaratat e Sali Berishës: Jemi ende të përsekutuar!

VIDEO/ Qytetarja kundërshton deklaratat e Sali Berishës: Jemi ende të përsekutuar!

June 28, 2026
Incident në zonën e Maliqit, rrëzohet aksidentalisht nga shkëmbi një person

Incident në zonën e Maliqit, rrëzohet aksidentalisht nga shkëmbi një person

June 28, 2026
Protesta në Tiranë, ja pjesëmarrja e qytetarëve në orën 20:00! Pamje me dron

Protesta në Tiranë, ja pjesëmarrja e qytetarëve në orën 20:00! Pamje me dron

June 28, 2026
Mallakastër, shuhet vatra e fundit e zjarrit në Hekal pas ndërhyrjes nga ajri dhe toka

Mallakastër, shuhet vatra e fundit e zjarrit në Hekal pas ndërhyrjes nga ajri dhe toka

June 28, 2026
Dita e 29-të e protestës, qytetarët marshojnë drejt Kryeministrisë

Dita e 29-të e protestës, qytetarët marshojnë drejt Kryeministrisë

June 28, 2026

Platforma politike surreale e protestës, a duhen marrë seriozisht propozimet e organizatorëve?

June 28, 2026
Gazetari: Shumica e pjesëmarrësve nga Kosova në protestë janë mbështetësit e Lëvizjes Vetëvendosje

Gazetari: Shumica e pjesëmarrësve nga Kosova në protestë janë mbështetësit e Lëvizjes Vetëvendosje

June 28, 2026
Rama përballje në rrjet me ‘protestuesin’ që i uroi vdekjen e Fatos Nanos vitin e shkuar!

Rama përballje në rrjet me ‘protestuesin’ që i uroi vdekjen e Fatos Nanos vitin e shkuar!

June 28, 2026
Drejtuesit politik të PS, Andoni: PD në Fier e ka të vështirë! Me kandidimin jashtë liste, Rama i dha një mësim opozitës

Protesta drejt Lëvizjes, apo përballë vetes

June 28, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In