Peshkopi i Manastirit të Deçanit Sava Janjiç ka thënë për B92 se pranimi i Kosovës në UNESCO do të ishte shumë e rrezikshme për “trashëgiminë tonë kulturore”.
“Kjo përbën situatë shumë të rrezikshme me të cilën e ardhmja e trashëgimisë tonë, etnitetit dhe gjithë atë çka kemi arritur të vijë në pikë pyetje”, ka thënë Janjiç.
Janjiç ka thënë se pretendimet e shqiptarëve se Manastiri i Deçanit është pjesë e trashëgimisë së tyre është në shërbim të politikës, populizmit dhe nuk tregon dëshirë të mirë.