Koncerti i këngëtares Fjolla Morina ka sjellë reagime të shumta.
Me një veshje provokuese, ku kishte shumë fëmijë pranë skenës, Fjolla Morina këndoi në Skënderaj, duke u përpjekur të imitojë Beyonce.
Deputeti Milaim Zeka ka qenë nga ata që kanë reaguar pas koncertit të mbajtur në Skenderaj.
Ai përmes një postimi në llogarinë e tij në Facebook, ka thënë se shumë ka “arrit” Drenica.
Zeka , ka shtuar se shumë e kanë kritikuar se gjoja për përdor fjalor banal, ndërsa shiheni këtë foto nga koncerti në Skënderaj.
Më kanë kritikuar se gjoja unë përdori fjalor banal. Shiheni këto foto nga koncerti në Skenderaj, edhe hajde me thoni se a ke çare pa… E kush e ka organizuar këtë koncert edhe kush i ka ftu?!!!”, ka qenë mesazhi i tij.