Floyd Mayweather i është kundërpërgjigjur kritikëve në rrjetet sociale duke pozuar me 2 milionë dollarë mbi tavolinë. Ish-kampioni i botës në boks i cili gjatë karrierës së tij ka ruajtur pathyeshmërinë për 50 ndeshje, është personazh edhe në rrjetet sociale pasi nuk mungon asnjëherë me postime që tregojnë luksin në të cilin jeton.
Këtë herë ai vendosi që të rreshtonte mbi tavolinë kartëmonedha 100 dollarëshe dhe të postonte foto dhe video në Instagram. Gjithashtu ai tregoi edhe një medaljon gjigant të varur në qafë, një orë “Arnold Schwarzengger limited edition”, të shitur për 55 000 euro në ankand dhe një çantë të madhe Chanel.
g.kosovari