Kryeministri Edi Rama ka reaguar pas vendimit të Komisionit Europian i cili refuzoi kërkesën e Holandës për rikthimin e vizave për Shqipërinë.
Me anë të cicërime në “Twitter” shefi i qeverisë, përveç lajmit të mirë që është publikuar nga mediat, nuk ka lënë pa ironizuar edhe të gjithë ata që siç i quan ai predikuan e trumpetuan lajmësit e qametit që s’ndodh.
Kryeministri thekson se e vërteta doli fiks siç ishte kur e thamë e shumëkush s’e besoi dhe vizat nuk rikthehen sepse Shqipëria s’ka shkelur asnjë kriter.
“Ja dhe vizat s’u rikthyen siç predikuan e trumpetuan lajmësit e qametit që s’ndodhi! Komisioni Europian e refuzoi kërkesën e qeverisë holandeze dhe e vërteta doli fiks siç ishte kur e thamë e shumëkush s’e besoi: Vizat nuk rikthehen sepse Shqipëria s’ka shkelur asnjë kriter“, shkruan Rama.