Ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu ka folur sot për Report tv nga njësia nr.9 lidhur me procesin e numërimit të votave duke vënë në dukje pjesëmarrjen e lartë që ka pasur në këto zgjedhje.
“Kam monitoruar njësinë nr. 9. kjo njësi ka filluar numërimin rreth orës 12 të mbrëmjes së djeshme. Janë fillimisht numërimet për kryetar bashkie dhe më pas edhe për këshilltarë bashkiakë. Këto zgjedhje kanë treguar një standard të lartë, kjo është treguar edhe nga vëzhgues të OSBE-ODHIR që kanë mbikëqyrur procesin. Pjesëmarrja në këto votime nga zgjedhjet e 2015 ka qenë e lartë, e ka superuar në fakt sepse nga të dhënat paraprak në këtë njësi kanë votuar më shumë në këto zgjedhje. kjo tregon se qytetarët kanë shkuar të ushtrojnë të drejtën e tyre të votës. Standardi do të ndiqet”, tha Manastirliu.
g.kosovari