Kanë mbërritur edhe në Shkodër materialet zgjedhore në kuadër të zgjedhjeve lokale të 30 qershorit.
Bëhet e ditur se materialet kanë mbërritur në KZAZ-në nr.5, në shkollën Arben Boriçi.
Nga ana tjetër, kryebashkiakja e Shkodrës, Voltana Ademi ka urdhëruar administratën që ditën e shtunë dhe të dielë të jenë të gjithë në punë.
Ky urdhër i saj hyn në fuqi menjëherë, teksa vendimi i bashkisë vjen pak orë pasi Presidenti Meta dekretoi 13 tetorin si datën e re të zgjedhjvev.