Presidenti Ilir Meta në letrën e dërguar OSBE-ODHIR, ka deklaruar se përpjekjet e kryeministrit për të zhvilluar zgjedhjet me çdo kusht më 30 qershor s’bëjnë gjë tjetër vetëm se rëndojnë krizën politike të vendit.
“Përpjekjet e kryeministrit për të zhvilluar zgjedhjet me çdo kusht më 30 qershor s’bëjnë gjë tjetër vetëm se rëndojnë krizën politike të vendit,” shkruhet në letër. Presidenti thotë ndër të tjera se nëse qeveria vendos të mbajë zgjedhje ato do jenë nul.
Përmes letrës Meta e vë në dijeni OSBE- ODHIR për zhdekretimin e 30 qershorit si datën e zgjedhjeve vendore.
Letra e Plotë
“Sipas legjislacionit në fuqi, dekreti me nr 1199 i datës 10.06.2019 është në fuqi dhe është i publikuar në fletoren zyrtare të republikës së Shqipërisë më datën 11 qershor
Për këtë dekreti është ligjor dhe duhet të implementohet nga të gjithë institucionet përfshirë dhe administratën e procesit zgjedhor në Shqipëri, përfshi dhe Komisionin Qendror të Zgjedhjeve. Për këtë arsye procesi zgjedhor që mund të mbahet në dhunim të dekretit të presidentit do të jetë nul dhe i pavlefshëm.
Për këtë arsye procesi zgjedhor që mund të mbahet në dhunim të dekretit të presidentit do të jetë nul dhe i pavlefshëm dhe përpjekjet e kryeministrit të Shqipërisë për të injoruar dhe bllokuar implementimin e dekretit të Presidentit të Republikës janë totalisht të paligjshme dhe perkeqesojne krizen në Shqipëri“.