Pas dy muajsh kërkime është gjetur viktima e fundit e vrasësit serial që tronditi Qipron.
Viktima e tij, një vajzë e vogël, u gjet në liqen të mërkurën nga zhytësit. Zbulimi i eshtrave të vajzës, që mendohet se është 6-vjeçarja Sierra Grace, i dha fund kërkimeve. Oficeri i ushtrisë pranoi vrasjen e 7 grave dhe vajzave emigrante në 25 prill.
Sipas mediave, eshtrat ishin mbështjellë me çarçaf dhe lidhur në një bllok betoni. Trupi u gjet në mes të kallamave 6 metra nën liqen. Ndërsa nuk janë gjetur prova se i dyshuari mund të ketë vrarë persona të tjerë. Ndërsa hetuesit po mundohen të kontaktojnë të gjithë personat me të cilët ai ka pasur kontakt në internet.
Oficeri i ushtrisë, i cili nuk është identifikuar ende zyrtarisht, kontaktoi me disa prej viktimave të tij përmes internetit.
Ai është konsideruar vrasësi i parë serial në Qipro. Zbulimi i trupit të nënës së Sierra Grace, Mary Rose Tiburcio, 38 vjeç, në liqenin afër minierës së përmbytur më 14 prill çoi në nisjen e hetimeve. Policia shkoi tek i dyshuari nisur nga komunikimi i tij në internet me gruan filipinase me të cilën kishte pasur një marrëdhënie 6 mujore.
Trupi i Arian Palanas Lozano, 28 vjeç, gjithashtu nga Filipinet, u gjetën poshtë të njëjtit bosht gjashtë ditë më vonë. Vrasjet nisën në shator 2016 me zhdukjen e 36 vjeçares Livia Florentina Bunea dhe vajzës së saj 8-vjeçare Elena Natalia.
Trupat e tyre u gjetën brenda valixheve në fund të liqenit toksik. Një tjetër trup, që besohet se i përket Ahita Khadka Bista nga Nepali, u gjet poshtë një pusi të thatë.
I dyshuari do dalë para gjykatës të premten, shkruan ora news. Bunea dhe vajza e saj do të varrosen të enjten në një fshat jashtë kryeqytetit Nikosia. Qeveria e Qipros ka thënë se do të mbulojë shpenzimet e funeralit të të gjitha viktimave.
g.kosovari