Nuk është alarm, por një paralajmërim për të rinjtë. Thuajse që të gjithë më të rinj se ai, detyrimisht më pak ekspertë dhe më shumë të prirur nga dehja e entuziazmit, Leo Bonucci lëshon një sinjal në adresë të përfaqësueses së re të Italisë.
“Një vit më parë shihnim të tjerët të luanin në Botëror, tashmë shumë gjëra kanë ndryshuar, edhe pse në pak kohë. Sidomos me ndryshimin e trajnerit. Mancini ka sjellë një ide të qartë për të implementuar në kombëtare. Efektet e saj janë parapaguar në të gjithë futbollin italian, sepse filozofia e tij ka përfshirë edhe klubet”, deklaroi Bonucci.
Paralajmërimi i mbrojtësit tashmë veteran të Italisë vjen për shokët e rinj të ekipit në prag të përballjes me Bosnje-Hercegovinën: “Bosnja meriton shumë respekt, përtej humbjes së pësuar në Finlandë. Bashkë me Greqinë mbetet skuadra që mund të na bezdisë më së shumti në grup”.
“Ka Dzeko dhe Pjanic, por është e fuqishme në grup, teksa luan një futboll vertikal që duhet përballuar me kujdes. Të martën rikthehet Miralem. Ai qarkullon ekipin, sikurse bën te Juventus, është një futbollist vendimtar. Nuk do të jetë Bosnja e parë në Finlandë, por jemi gati për një ndeshje të madhe”, vijoi mbrojtësi i Juventus që në radhët e Italisë do të përballet të martën ndaj Bosnje-Hercegovinës.