Nga Bajram Peçi
A është i rritur Lulzim Basha, njeriu që po na kërkon të bëjmë luftë mes njëri-tjetrit, shqiptarë me shqiptarë? Nuk është fjala për staturën fizike, se me atë konkuron denjësisht Enver Hoxhën. Bëhet fjalë për periudhën kurndjehesh se je bërë burrë me mend, je pjekur.
S’është dhe aq e nevojshme të përpiqesh shumë t’i kuptosh këtij njeriu moshën e pjekurisë mendore. Që në fillim, kur baba Sali e bëri person publik (përarsye që i di veç ai), ky njeri i panjohur, jo interesant, nuk ngjallte interes, përpos pasurisë që zotëronte e që thuhej e flitej se e kish bërë me shërbimet në Kosovë. U pa që në krye të herës që arsyetonte në mënyrë të mërzitshme. Shpejt e ngjitën në lartësi ku të merren mend dhe ku duhet të kesh shpatulla për të mbajtur pesha. Arsyetimet e tij në kohërat kur si ministër u vranë gjatë një proteste katër qytetarë dhe u plagosën disa dhjetëra, ishin bajate. Ndonëse rrinte ngjeshur mes njerzve me autoritet, që ishin ndërkohë dhe pronarë të PD-së, tërë kohën mbante veshur parzmoren-koracë të “të arsimuarit jashtë“, europian burri botës. Zakonisht nuk merrte pjesë në bisedime serioze.Te bisedimet për detin e trajtuan si figurant se ende në familjen politike nuk e konsideronin të rritur, deri kur Kryetari i Komisionit Shtetëror të zgjedhjeve e caktoi kryetar bashkie në qytetin tonë, Tiranën.
Epo, i ri, do rritet, ushqenin shpresat ata që e vunë! Pas vitesh si kryetar bashkie, drama e humbjes së partisë në zgjedhje, u gjet të zbutej, duke e përkëdhelur edhe më.Përgjumja në bashki se pengoi aspak të bëhej kryetar partie. Ditë pas dite ju rritën pendët dhe filloi fluturimet, gjithnjë e më shpesh pa njoftuar tutorët për drejtimet se ku po shkon. Vetiu një pjesë e elektoratit ju ftoh dhe ju largua. Dëshpërimisht, në trishtimin se zgjedhjet, duke mos i fituar, e detyrojnë të lejë postin, siç i la Sala, zgjedh foshnjërisht brenda dy vjetëve dy herë, të tërhiqet prej tyre. Njerëzia shqyen sytë nga sjelljet adoloshente dhe antidemokratike. Më tej, guxon dhe kërcënon popullin, atë pjesë që nuk e do, (madje tani e urren) se do ta marrë pushtetin domosdo, me luftë, me dhunë, me patjetër.
Në gjithë deklarimet e rrezikshme, që s’ndodhin të dalin nga gojë e njeriut në ekuilibër, bën sikur e ka me Edi Ramën, por kushdo, fare lehtë kupton se, së pari, kërcënimet, shpifjet e mburracakëritë dëmtojnë imazhin e shqipërisë; dhe, së dyti, çdo dorëheqje e Edi Ramës, kryetar i partisë fituese në zgjedhjet e para dy vjetëve, nëse do ndodhte sepse e kërkon Lulzimi, e dërgon kryetarin e saj dhe partinë në dreq. Ndaj ska për të ndodhur kurrë.Vetëm një tru si i Lulzimit do guxonte t’i shtronte alternativat e pushtetit në këtë formë e përmbajtje. Dhe nuk është vetëm. Ka nga pas një tufë ushqyesish idesh, që e quajnë veten opinionistëformues, të pranishëm në media, (mos e besoni po deshët!?) prej mëse 25 vjetësh, që nuk do gabonit aspak po t’i vlerësonit si kancer në trupin e drobitur shqiptar.
Pas këtyre arsyetimeve, vret mëndjen të kuptosh se përse në jetën tonë ndodhin gabime kaq të tmerrshme, kur na sjellin të njohim e të ndeshim të tillë karaktere të deformuar? E sheh veten Lulzimi që vërtitet si ketri në rrotë e sdi se si të dalë nga kjo rrokullisje e pambarim, që i ka marrë mend. Po, kur kërcënon se nuk do lejojë të mbahen zgjedhje pa pjesëmarrjen e partisë, ku aksidenti solli atë si kryetar, s’të ngelet përpos se të shtrëngosh dhëmbët.
Kushedi sa herë ndërkombëtarët kanë kafshuar gjuhën ndaj sjelljeve papërgjegjesi e të papjekura të Lulzim molotovit, që, medemek në protestat që ai i pa turp i quan “kombëtare”, godet policinë qëështë në detyrë dhe lufton me muret e godinës, si Don Kishoti me mullinjtë e erës. Zjarri dhe flaka që u drejton institucioneve e ka bërë këtë bashkëkohësin tonë të çekuilibruar të rrëshqasë me shpejtësi në hapësira qorre nga ku sdi se ç’po bën e s’po di se si të dalë. Po të ishte se ndërkombëtarët do i pëlqenin ndopak sjelljet e tij marroke, do mendoheshin paksa para se Komisioni Europian t’u rekomandonte anëtarëve të Bashkimit Europian nisjen pa kushte të bisedimeve të anëtarësimit të Shqipërisë. Fakti që s’po është në gjendje të kuptojë ku ka rrëshqitur vetë e ku ka marrë zvarrë partinë që ju besua të udhëheqë, tregon se sa rëndë është jo situata, por shëndeti i tij. Disa formacioneve “gorillash” që e shoqërojnë e që përdoren për destabilizim janë shpresa e tij dhe e aleates, që dikur i quante “Tregtarët e Venedikut”, se do e rrëzojë Ramën, do sjellë në qeverisje partinë e tij dhe do hapi për shqiptarët një faqe të re begatie e lumturie!?Ky njeri sillet sikur të mos i njihnim, sikur këta të kenë ardhur nga një botë tjetër. Kjo është bota e ëndrrave të Lulzimit, ku e presin sukseset, lavdia, dashuria, admirimi i popullit, lule që i hidhen nga të katër anët!
Si është e mundur që ky njeri, që i është besuar një post kaq i rendësishëm, nuk ua vë veshin këshillave të ndërkombëtarëve për dialog, madje, në jo pak raste, që vijnë prej krerëve udhëhqës të saj? Pa ua bërë syri tërr,me monstra mediatike të kultivuar, vazhdojnë të stisin për ta akuza nga më të shpifurat, që nga blerja me paratë e drogës e deri te paraqitja si të qenë moralisht të degraduar.
Përreth strumbullarit të marrëzive, rendin revan Mona dhe Titi, me projektkontratat e gatshme që do pasojnë rrëzimin spektakolar të Edi Ramës. Ndarja e pushtetit do vijë sipas ndihmesës së gjithësecilit, por jo më pak se 20 %, që e marrtë dreqi!. Urrejtja ndaj tyre zë fill me detyrimin (që mendojnë se atyre ju është bërë) për miratimin e reformës në drejtësi dhe mbaron me përcaktimin se ishte pikërisht kjo reformë që u zgjodh prej Europës për t’i vënë vulën punës pozitive të kryer. Ndaj shumëkush sot nxinte.
Ndikimi i saj (i reformës) është kaq i rëndësishëm dhe i shkrirë në një akord aq harmonik me shëndetin e Shqipërisë së ardhme, sa ç’është frika e atyre që kanë shpërdoruar me pushtetin, që zotërojnë pasuri e prona të pa justifikuara nga paga, që kanë vjedhur pasurinë publike. Pra, janë dy përballje. Të shohim kush do fitojë e kush do mundet! Zotërinj të nderuar, këtu do jemi!