Ish i dërguari special për Kosovën, Ambasadori Christopher R. Hill mendon se në çështjet midis Kosovës dhe Serbisë, ka ardhur ora e Europës. Në Universitetin e Denverit, Hill përgatit brezin e ardhshëm të diplomatëve amerikanë.
Deutsche Welle: Ambasador Hill, që nga vera e kaluar kemi dëgjuar mënyrë të re të foluri për Kosovën, sipas së cilës: “jemi duke folur gjatë gjithë kohës për Kosovën, u lodhëm, kemi prioritete të tjera, dhe duhet të gjejmë zgjidhjen përfundimtare”. A jeni ju dakord me këtë?
Christopher R. Hill: Unë mendoj se Kosova ka qenë një çështje historike me të cilën ne u morrëm më në fund në vitet 1998/99. Dukej sikur ishte një problem që do të zgjidhej ditën tjetër. Unë nuk besoj se u kuptua historia që çonte tek problemi i Kosovës. Të jeni e sigurt, se nëse flisni tani në SHBA me politikbërësit, do të kuptoni se janë duke u marrë me çështje si Korea e Veriut, Irani, Venezuela. Kosova nuk është në krye të çështjeve me të cilat merren. ata Por, unë mendoj se Kosova mbetet një çështje që e bën Europën të mos jetë krejtësisht e lirë dhe në paqe. Prandaj është e domosdoshme të vazhdohet angazhimi për të normalizuar marrëdhëniet e Kosovës me fqinjët dhe për të siguruar. që marrëdhëniet e Kosovës me Serbinë të jenë të tilla, që tu lejojnë të dy vendeve që të ecin përpara.