• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, September 22, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Deputeti i Merkel dhe raportuesi për Shqipërinë kundër shtyrjes së zgjedhjeve. Negociatorë? Nëse na e kërkon Shqipëria!

by Java News
25/05/2019 15:42
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Deputeti gjerman i CDU/CSU Nicolas Lobel, është kundër shtyrjes së zgjedhjeve në Shqipëri. ai përmend Kushtetutën e Shqipërisë. Në një intervistë telefonike për Top Channel, zoti Lobel thotë se grupi parlamentar i CDU/CSU mbështet fort dialogun konstruktiv ai thotë se palët duhet të ulen në dialog pa kushte.

Deklarata e dy ditëve më parë e dy deputetëve Shchmid dhe Wadephul të parlamentit gjerman u komentua si një mesazh për të shtyrë zgjedhjet.

Gazetari i Top Channel Muhamed Veliu, zhvilloi një intervistë telefonike me Nicolas Lobel deputet i CDU/CSU dhe raportues për Shqipërinë dhe e pyeti nëse, në emër të zgjidhjes së krizës a duhet të shtyhen zgjedhjet lokale e si pasojë të anashkalohet Kushtetuta që e sanksionon qartë se kur mbahen zgjedhjet?

“Jo. Nuk duhet të ketë asnjë diskutim për kohën kur mbahen apo jo zgjedhjet. Ne si Gjermani kemi një qëllim të vetëm. Ne duam vetëm të ndihmojmë Shqipërinë drejt BE. Për ne ka rëndësi vijimi reformës në drejtësi përfshi reformën zgjedhore. Por mendoj se gjithçka varet nga ajo që thuhet në kushtetutën e vëndit tuaj. Kushtetuta është mekanizmi më i mirë që një demokraci mund të ketë në Gjermani, në Francë në Shqipëri, e kudo. Pra kjo çështje mbetet në atë që thotë kushtetuta. Nëse dëshironi të merrni përgjegjësi për të ardhmen e Shqipërisë duhet të gjejnë një zgjidhje përmes rrugëve demokratike parlamentare dhe të marrin pjesë në fushatën elektorale . Është në dorë të çdo partie siç edhe kolegët e mi e kanë thënë të gjejnë rrugën e negociatave pa asnjë kusht paraprak si nga qeveria dhe opozita”, ishte përgjigjja e tij.

Për të qenë të qartë. Ju nuk jeni për shtyrje të zgjedhjeve të 30 Qershorit?

“Po. Ky nuk është opinioni jonë. Ne duam të ndihmojmë ta rikthejmë Shqipërinë në normalitet dhe të gjendet një zgjidhje. Çfarë mund të bëjmë ne? Nëse Shqipëria do t’i kërkojë Gjermanisë ndihmë si ndërmjetësuese ne do të përfshihemi në këtë, por si miq, si mbështetës dhe asgjë më shumë”.

Ky deklarim i deputetit Lobel është krejt ndryshe edhe nga pretendimi i presidentit të Republikës, jo vetëm qeveria gjermane, por as vetë CDU nuk ka ndonjë linjë zyrtare për mundësinë e shtyrjes së zgjedhjeve.

“Ne po ndjekim me shumë shqetësim krizën politike në Shqipëri. Si grup parlamentar CDU dhe CSU në parlamentin gjerman, mbështesim me forcë një dialog komprehensiv mes palëve që është një veprim i shëndetshëm i demokracisë. Dhuna është duke e minuar të ardhmen europianë të Shqipërisë duhet të ndalohet. Ne mbështesim të gjitha partitë politike të ulen në tryezën e dialoguar dhe rikthimin në Parlament për të folur dhe marrë përgjegjësitë që ata kanë”, shprehet ai.

Sipas Lobel, bojkoti i zgjedhjeve është i papranueshëm.

“Është me rëndësi t’i drejtohemi të gjitha partive politike të bëhen gati për çeljen e negociatave për anëtarësim në BE dhe të ulen për dialog pa kushte paraprake. Nuk duhet të ketë asnjë kusht nga qeveria apo opozita. Vendi juaj ka një qeveri të zgjedhur e cila ka marrë të gjitha përgjegjësitë. Nga ana tjetër edhe opozita ka përgjegjësitë e saja të sillet sipas rregullave demokratike në Parlament dhe jo në rrugë. Siç edhe kolegët e mi e kanë thënë në deklaratë ne duam të ndihmojmë në të ardhmen europiane. Merr një rëndësi të veçantë tani që të gjithë aktorët të flasin me njëri-tjetrin dhe të marrin pjesë në zgjedhjet lokale, ku partitë duhet të shpalosin idetë e tyre.Kjo është demokracia. Prandaj ne përsërisim se duhet dialog për të mbërritur në një zgjidhje paqësore”.

g.kosovari

Next Post
“Shoferët udhëtojnë të dehur”, pezullohen 121 patenta në Durrës

“Shoferët udhëtojnë të dehur”, pezullohen 121 patenta në Durrës

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Raporti shokues i OKB: Sulmet amerikane mbi anijet e dyshuara për trafik droge, një krim lufte! Uashingtoni: Ishte vetëmbrojtje

Raporti shokues i OKB: Sulmet amerikane mbi anijet e dyshuara për trafik droge, një krim lufte! Uashingtoni: Ishte vetëmbrojtje

September 22, 2026
Deklarata e Ramës për liderët e UÇK-së në Bordin e Paqes, reagon Gjykata e Hagës

Çfarë parashikon nisma e PDK-së për ndryshime në ligjin për Specialen?

September 22, 2026
Shqipëria merr Presidencën e UEAA-së për periudhën 2026–2028! Akademiku Nazim Gruda zgjidhet President

Shqipëria merr Presidencën e UEAA-së për periudhën 2026–2028! Akademiku Nazim Gruda zgjidhet President

September 22, 2026
Nga atentati ndaj Prokurorit, tek arratisja! Gazetarja: Rexhepi krijoi familje në burg, u martua më mbesën e…

Manipuluan kontrollet në favor të Dritan Rexhepit, arrestohen për korrupsion 8 mjekë në Ekuador!

September 22, 2026
Punësimi sezonal jashtë solli një rekord të ri historik prej gati 400 mln euro në janar-qershor!

Punësimi sezonal jashtë solli një rekord të ri historik prej gati 400 mln euro në janar-qershor!

September 22, 2026
Ndërrimi i viteve/ Ilir Proda: Jemi në gatishmëri për përmbushjen e detyrave, në çdo cep të vendit!

SPAK kontrolle te banesa e ish-kryepolicit Ilir Proda, verifikim edhe personave të tjerë me urdhër të GJKKO!

September 22, 2026
“Vendimi nuk goditi vetëm të akuzuarit”- Avokati i Hashim Thaçit: Tre gjykatësit e Speciales e njollosën UÇK-në dhe NATO-n

“Vendimi nuk goditi vetëm të akuzuarit”- Avokati i Hashim Thaçit: Tre gjykatësit e Speciales e njollosën UÇK-në dhe NATO-n

September 22, 2026
Dita e sotme me vranësira dhe reshje shirash

Dita e sotme me vranësira dhe reshje shirash

September 22, 2026
13 vende të BE-së kërkojnë “pastrim të thellë” të ligjeve europiane për të ulur burokracinë

13 vende të BE-së kërkojnë “pastrim të thellë” të ligjeve europiane për të ulur burokracinë

September 22, 2026
Kurti takohet me Erdoganin në SHBA: Diskutuam për aktgjykimin e Speciales

Kurti takohet me Erdoganin në SHBA: Diskutuam për aktgjykimin e Speciales

September 22, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com