Policia italiane arrestoi një të ri shqiptar pasi u kap me një sasi droge në makinën e tij.
Fillimisht, 24-vjeçari pësoi një aksident rrugor dhe pas kontrolleve autoritetet i gjetën në makinë një sasi prej 75 gram kokainë.
Mediat italiane shkruajnë se mëngjesin e ditës së djeshme, kur policët kishin shkuar për neutralizimin e situatës pas një aksidenti, konstatuan edhe lëndën narkotike.
Një nga makinat e përfshira në aksident, në drejtimin e së cilës ishte shqiptari, u gjet 75 gram kokainë, dhe 1 mijë e 175 euro para të gatshme.
Shqiptari u dërgua në komisariatin e policisë dhe më pas u transferua në burgun e Kremones.
/a.r