Pas largimit të Kejvina Kthellës nga “Xing me Ermalin”, duket se velina e re Belinda Dragoti e ka zëvendësuar më së mirë.
Të ftuarat e mbrëmjes së djeshme Rita dhe Roza Lati ajo i drejtoi një pyetje tejet “pikante”.
Belinda i vuri përballë njëra-tjetrës me pyetjen se cila prej tyre ka të dashurin më të mirë. I menjëhershëm ishte reagimi i Rozës, e cila tha se Rita ka të dashurin më të mirë.
Belinda Dragoti: Kush nga ju të dyja e ka të dashurin më të mirë?
Roza Lati: Mami.
Rita Lati: Tani të them të dashurin e mëngjesit, të drekës apo të darkës?
Roza Lati: Maaaa. Si më fëlliq kështu?
Rita Lati: Në fakt s’ma var asnjeri, por kjo nuk do të thotë që nuk ëndërroj…