Kreu i PD-së, Lulzim Basha ka zbardhur takimin e zhvilluar ditën e sotme me zëvendës Ndihmës Sekretarin e Departamentit të Shtetit për Evropën, Matthew Palmer.
Në takimin me dyer të mbyllura, që zgjati rreth një orë, në një postim në “Twitter”, Basha shkruan se ata zhvilluan një diskutim të hapur rreth mungesës së Gjykatës Kushtetuese dhe Gjykatës së Lartë, mosndëshkimit, krimit, korrupsionit, krizës politike etj,.
“Diskutim i hapur dhe konstruktiv me Matthew Palmer rreth situatës: Mungesa e Gjykatës Kushtetuese dhe e Gjykatës së Lartë, mosndëshkimit, krimit, korrupsionit dhe kriza politike. Angazhim i përbashkët për demokracinë, sundimin e ligjit, qeverisjen e mirë, si e vetmja rrugë drejt stabilitetit dhe Shqipërisë në BE”, shkruan Basha.
g.kosovari