Bekim Balaj realizoi edhe në kampionatin rus pas golit në Kombëtare ndaj Andorrës. Sulmuesi shkodran shënoi në humbjen 3 – 1 të Akhmat Groznit me Spartakun e Moskës të shtunën.
Balaj përfitoi nga një gabim i mbrojtjes kundërshtare në minutën e 9’. Ky gol gjithësesi nuk solli pikë për Groznin. Spartaku i Moskës realizoi 2 herë të tjera në pjesën e dytë. Odise Roshi qëndroi në stol për këtë sfidë.
Mesfushori shqiptar ishte i gatshëm pas 7 muajsh, pasi mungonte për shkak të një dëmtimi të rëndë.
/a.r