1827-Vdiq fizikani italian Alessandro Volta, i cili gjeti elektroforin (1775), një element galvanik, baterinë me elemente galvanike (shtylla e Voltës). Në nder të tij, shumë nocione në fizikë u quajtën Volt, Voltamper (shënoni VA) etj.
1496-Mbreti Henry VII i Anglisë pranoi në shërbim detarët italianë Giovanni dhe Seboto Caboto për të zbuluar toka të reja për kurorën angleze. Ata në vitet 1497-98 arritën në Amerikën e Veriut.
1684-Gjermania, Polonia dhe Venediku formuan Lidhjen e Shenjtë kundër Turqisë.
1696-Lindi Giovanni Battista Tiepolo, një nga piktorët e fundit të mëdhenj venecianë. Punimet e tij kryesore, afreske me përmasa të mëdha, janë punuar në stilin rokoko dhe janë vendosur në pallatin e kryepeshkopit në Udine, në pallatin e Labisë në Venecia, në rezidencën e peshkopit në Wuerzburg dhe në Pallatin Mbretëror në Madrid. (b.an)