Një ngjarje e rëndë ka ndodhur pas mesnate në një punishte druri në Vorë ku roja i biznesit të vogël, i dha fund jetës duke u vetëvarur.
Viktima është identifikuar me inicialet si A. H., 56 vjeç, baba i tre fëmijëve, nga Vora.
Policia dha informacion për ngjarjen vetëm para pak minutash, por bëhet me dije se trupi i viktimës ka qendruar varur në litar përreth 6 orë duke terrorizuar këdo që e ka parë.
Askush nuk e prekte trupin derisa uniformat blu shkuan në vendin e ngjarjes dhe njoftuan ekspertët.
Rrethanat dhe shkaqet që çuan 56 vjeçarin drejt vendimit fatal, janë ende të panjohura.
NJOFTIMI I POLICISË:
Rreth orës 08:10, në Vorë në ambientin e një firme është vetëvarur një 56-vjeçar (me detyrë roje).
Po punohet për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.