• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, November 10, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Tragjedia në Shkodër, Nunci Apostolik thirrje për më shumë dashuri mes burrit dhe gruas

by A R
06/05/2024 12:28
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nunci Apostolik në Shqipëri Luigi Bonazzi gjatë meshës së shenjtë në Bazilikën e Zojës në Shkodër dha një mesazh lidhur me ngjarjen e rëndë ku nëna dhe tre fëmijët u vetëmbytën në ujërat e lumit Buna.

“Unë sapo u lajmërova për një fatkeqësi që ka ndodhur në Shkodër me mbytjen gruas e bashkë me fëmijët në lumin Buna. Duam ta lusim Zotin edhe për këto persona. Këto persona imagjinoni edhe duke patur probleme të mëdha për të zgjidhur, me siguri kishin mundur të bëjnë zgjedhje të tjerë nëse do kishin menduar se Krishti është me mua. Tek e fundit një i krishterë është një person bashkëkohor, është edhe emri fetar ‘E Pashk’. Shumë e rëndësishme që një i krishterë ta kuptojë në zemër që Krishti i ngjallur është me të. T’ja kërkojmë Zotit këtë hir nëpërmjet kësaj Eukaristie, sidomos për ndërmjetësimin e virgjërës Mari”, tha Luigi Bonazzi.

I pyetur për ngjarjen e rëndë për të cilën foli përpara besimtarëve, Nunci Apostolik tha se duhet të pyesim veten përse ndodhi kjo tragjedi. Shoqëria dhe institucionet kërkohet që të jenë më të përgjegjshëm u shpreh Bonazzi.

“Ne me siguri që ndjejmë dhimbje për këtë ngjarje. Ndoshta është e rëndësishme ta pyesim veten këtë grua çfarë e ka shtyrë për të arritur në këtë realitet që ka ndodhur. Sigurisht që është e rëndësishme sepse shpesh herë ne personat i lëmë vetëm i braktisim dhe shumë herë nga vetmia që i krijojmë këto persona përfundojnë në këto lloj situatash. I kisha bërë një apel gjithë shoqërisë sepse duhet që të kemi një kujdes krejt të veçantë, sidomos ndaj atyre personave që luftojnë vetëm por që nuk ia dalin. Një nënë që vetëmbytet bashke me tre fëmijët tregon që situata është vërtetë shumë e rëndë. Është mirë që të mos gjykojmë, ndoshta duhet që të ndiejmë një lloj përgjegjësie secili prej nesh duke parë se çfarë ka ndodhur dhe idea është çfarë mund të bëjmë për të evituar raste të ngjashme. Në të njëjtën kohë t’ia besojmë Zojës së Këshillit të Mirë këtë nënë dhe fëmijët e saj. Nuk duhet të jenë vetëm institucionet politike por edhe shoqëria civile duhet që t’i ketë parasysh këto raste dhe ne si qytetarë të thjeshtë duhet ta pyesim veten se çfarë mund të bëj edhe unë si qytetar i këtij vendi. Kjo është edhe një thirrje që të jetojmë me më shumë respekt në familjet tona në mënyrë që të ketë një dashuri të vërtetë mes burrit dhe gruas. Tek e fundit kjo është një thirrje disi personale. Sigurisht që duhet të ketë një vëmendje ndaj atyre me probleme ekonomike sepse pastaj problemet e jashtme bëhen edhe probleme të brendshme. T’i kërkojmë Marisë që në vendin tuaj dhe kudo të ketë të rinj që punojnë për të mirën e përbashkët. Duhet edhe një sens qytetar për të punuar dhe për shembull ato që janë kontributin e tyre në shkolla, në polici, në spitale, zjarrfikësit, pra në çdo sferë të jetës dhe institucione duhet të dëgjojnë thirrjen për të qenë të përgjegjshëm si qytetarë të mirë në shërbim edhe të të tjerëve”, tha ai.

/a.r

Next Post
“U çmend, o donte makinë o s’ka”, flet gruaja e Thoma Mastorës: Mori në qafë dy pleq! Kam frikë se…

"U çmend, o donte makinë o s'ka", flet gruaja e Thoma Mastorës: Mori në qafë dy pleq! Kam frikë se...

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Norvegjia po ndërton tunelin nënujor më të gjatë dhe më të thellë në botë

Norvegjia po ndërton tunelin nënujor më të gjatë dhe më të thellë në botë

November 9, 2026
Mjegulla mbulon Juglindjen, ulen temperaturat. Policia apel drejtuesve të mjeteve për kujdes të shtuar

Mjegulla mbulon Juglindjen, ulen temperaturat. Policia apel drejtuesve të mjeteve për kujdes të shtuar

November 9, 2026
“Prej 30 vitesh s’biem dakord”, Agron Duka: Të këtë një kod të ri zgjedhor, se lamë kokrrën e namit

Duka: Ky është sistemi më i dobët zgjedhor që kemi parë

November 9, 2026
“Dënimet shkojnë deri në burg përjetë”- Avokati Petraj: SPAK të nisë hetimet për protestat, jemi përballë “Nenit 221” të kryengritjes!

Petraj: Si protesta e Flamingove dhe ajo e studentëve nuk funksionojnë pa PD

November 9, 2026
Mediat greke zbulojnë të kaluarën kriminale të Robert Dukës, i dyshuar për 28 grabitje bankash në Greqi

DETAJE / Robert Duka i ka lënë në kazino paratë e grabitura në banka, u dha shokëve nga 3 mijë euro

November 9, 2026
Meçe: Protesta humbi karakterin fillestar, qytetarët e kuptuan se u manipulua nga interesa antikombëtare

Meçe: Protesta humbi karakterin fillestar, qytetarët e kuptuan se u manipulua nga interesa antikombëtare

November 9, 2026
Tragjike në Shkodër! Humb jetën elektriçisti 34-vjeçar gjatë riparimit të një defekti

Tragjike në Shkodër! Humb jetën elektriçisti 34-vjeçar gjatë riparimit të një defekti

November 9, 2026
Akuzat e reja për Vlora Hysenin, Manjani: SHISH, institucion parazit. SPAK u rëndon akuzat atyre që ankohen

Akuzat e reja për Vlora Hysenin, Manjani: SHISH, institucion parazit. SPAK u rëndon akuzat atyre që ankohen

November 9, 2026
“Plas” te republikanët, kërkohet shkarkimi i Hegseth: Shkeli Kushtetutën e SHBA-ve

“Plas” te republikanët, kërkohet shkarkimi i Hegseth: Shkeli Kushtetutën e SHBA-ve

November 9, 2026
Protesta para Kryeministrisë: Përplasje verbale dhe tensione me policinë për gjobat ndaj pjesëmarrësve

Protesta para Kryeministrisë: Përplasje verbale dhe tensione me policinë për gjobat ndaj pjesëmarrësve

November 9, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In