Trupi i gjetur në rrënojat e një avionit të rrëzuar është ai i lojtarit të Cardiff City Emiliano Sala, tha Policia Dorset, raporton BBC.
Sala, 28 vjeç, po udhëtonte për në Cardiff në një avion bashkë me pilotin David Ibbotson, i cili u zhduk në Kanalin Anglez më 21 janar.
Trupi u nxorr nga thellësia e detit, pasi u zbulua më herët të dielën poshtë një metali. Ndërkohë Policia e Dorset konfirmoi identifikimin e trupit mbrëmë.
Në një deklaratë, policia thotë: “Trupi i sjellë Portland Port sot, të enjten 7 shkurt 2019, është identifikuar zyrtarisht nga HM Coroner për Dorset si ai i futbollistit profesionist Emiliano Sala. Familjet e z. Sala dhe piloti David Ibbotson janë njoftuar me këtë lajm he do të vazhdojnë të mbështeten nga oficerët e trajnuar posaçërisht për familjet në këto raste. Mendimet tona mbeten me ta në këtë kohë të vështirë”.